Haradinaj i përgjigjet Thaçit nga Vlora: Kufijtë nuk lëvizen me fjalë

Aktuale

Haradinaj i përgjigjet Thaçit nga Vlora: Kufijtë nuk lëvizen me fjalë

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 12:15
Ramush Haradinaj dhe Pandeli Majko

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbërriti për një vizitë në Vlorë ku është pritur nga kryebashkiaku Dritan Leli dhe ministri për Diasporën Pandeli Majko.

Haradinaj do të vizitojë edhe Monumentin e Pavarësisë si dhe do të vendosë kurora lulesh në varrin e Ismail Qemalit.

Kjo vizitë vjen në një kohë kur në Kosovë po diskutohet korrigjimi i kufijve, temë e ngritur nga Presidenti Hashim Thaçi.

Nga Vlora, Haradinaj i është pëgjigjur Thaçit mbi duke thënë se “kufijtë nuk lëvizen me fjalë”.

“Kufijtë e e Kosovës janë arritur si rezultat i një epilogu lufte,” tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj është shprehur kundër ndryshimit të kufijve, po kështu edhe ish-Kryeministri shqiptar Sali Berisha, i cili u përplas në distancë në rrjetet sociale me Presidentin kosovar Hashim Thaçi.

Ky i fundit vazhdon të insistojë në idenë e tij për korrigjimin e kufijve përmes një marrëveshje dhe jo në ndryshimin e tyre.

Një ditë më parë, Thaçi deklaroi se në shtator do të diskutohet për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, përmes një referendumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat