Abazi flet për ofertën e Thaçit ndaj Hotit, zbulon se e kujt ishte ideja

Aktuale

Abazi flet për ofertën e Thaçit ndaj Hotit, zbulon se e kujt ishte ideja

Nga: A.M. Më: 8 gusht 2018 Në ora: 14:33
Avdullah Hoti dhe Hashim Thaçi

Analisti politik, Haki Abazi ka reaguar pas ofertës së bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për Shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotin.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo ofertë e Thaçit duket si “ taktikë që ju ka dhënë si ide nga brenda LDK-së me përça këtë parti.

Postimi i plotë:

Oferta e Thacit per me udheheqe dialogun Abdullah Hoti eshte "hajde bace se me ka ra ndermend me ta shite macen ne thes". Po duket taktike qe ju ka dhene si ide nga mbrenda LDK me perqa LDK.

Cdo gabim ne levizje drejt Thacit dhe ofertave tinzare eshte ringjallja e tij politike. Kjo do te ishte vetvrasja politike e partive opozitare. Thaci dhe Veseli i takojne te kalures se dhimbshme, degradimit te shtetit dheinstalimit tepadijes dhe injorances. Ne ate klub munden me shku vetem ata qe qellim e kane pase me hy ne poltike per te pasuruar. Ajo etape duhet mbyllur tani dhe pergjithemone.

Ka nje drite ne fund te tunelit qe po e shoh nepermjet trishtimit te konferencave per shtyp.

Se shpejti: PRONTO THE END.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat