Vrasja makabre në Gjakovë: Thaçi kërkon të merren masa ndaj policëve që e neglizhuan rastin

Aktuale

Vrasja makabre në Gjakovë: Thaçi kërkon të merren masa ndaj policëve që e neglizhuan rastin

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 15:36
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është shprehur i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ndodhi dje në Gjakovë, ku kryefamiljari vrau ish-gruan dhe vajzën e tij 9 vjeçe.

Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi ka kërkuar që të merren masa ndaj personave përgjegjës që neglizhuan rastin, duke mos parandaluar krimin.

Ai tutje shkroi se siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet i të gjitha institucioneve tona.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

“I tronditur nga akti makabër në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku humbën jetën një nënë dhe vajza e saj. Kërkoj të merren masa ndaj atyre që neglizhuan rastin, duke mos parandaluar krimin. Siguria e qytetarëve tanë duhet të jetë prioritet i të gjitha institucioneve tona

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat