Finlanda do të ofrojë përkrahje për luftimin e krimit

Aktuale

Finlanda do të ofrojë përkrahje për luftimin e krimit

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 16:04
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe Anne Huhtamaki,

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, me të cilën bisedoi për çështjen e sigurisë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy vendeve.

Me këtë rast, ministri Gashi e falënderoi ambasadoren Huhtamaki për përkrahjen e dhënë nga shteti i Finlandës në ndërtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Ndërsa ambasadorja Huhtamaki, theksoi se shteti i Finlandës është i gatshëm të ofrojë përkrahje të mëtejme për Ministrinë e Punëve të Brendshme në luftimin e krimit dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat