Kadaj-Bujupi ka një thirrje për Ministrin e Punëve të Brendshme për rastin e mbrëmshëm në Gjakovë

Aktuale

Kadaj-Bujupi ka një thirrje për Ministrin e Punëve të Brendshme për rastin e mbrëmshëm në Gjakovë

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 18:18
Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar lidhur me krimin e dyfishtë të bërë mbrëmë në Gjakovë.

Kadaj-Bujupi ka kërkuar që urgjentisht Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi të merret me rastin dhe që shkelësit të trajtohen si bashkëfajtor në këtë tragjedi.

“Është koha që përtej fjalëve të marrim gjithsecili përgjegjësinë që na takon, e të angazhomi për t’i dhënë fund rasteve të tilla, kaq të shpeshtuara në vendin tonë. Thërras ministrin Bejtush Gashi që urgjentisht të merret me rastin duke evidencuar shkelësit dhe të njëjtit të trajtohen si bashkëfajtor në këtë tragjedi”,ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat