Paralajmërimi për Thaçin, ja çfarë mund t’i ndodhë Kosovës nëse ndryshohen kufijtë

Aktuale

Paralajmërimi për Thaçin, ja çfarë mund t’i ndodhë Kosovës nëse ndryshohen kufijtë

Nga: P.R Më: 9 gusht 2018 Në ora: 06:37
Hashim Thaçi

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Thaçi nuk guxon t’i prekë kufijtë e Kosovës, pasi sipas tij një gjë e tillë do të bënte që shumë shtete ta konsideronin çnjohjen e saj.

“Nëse prekë në kufijtë e Kosovës të njohur nderkombetarishtë

ti i prishë këta kufij, atëherë shtetet që e kanë njohur Kosovën seriozisht do të mendojnë ne ç ‘njohjen e Kosovës. Këtë e dëshiron edhe shoku yt i ngushtë A, Vuçiq”, shkruan Maxharraj, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Hej, ti pasha i Stambollit?!

Image
Binak Maxharraj

 

Nuk guxonë ti prekësh kufijtë e Kosovës.

Nuk guxon sepse 120 shtete të botës na kanë njohur me këta kufij.

Nëse prekë në kufijtë e Kosovës të njohur nderkombetarishtë ti i prishë këta kufij, atëherë shtetet që e kanë njohur Kosovën seriozisht do të mendojnë ne çnjohjen e Kosovës.

Këtë e dëshiron edhe shoku yt i ngushtë A, Vuçiq. 

Nëse prekë në kufij kjo do të do te ishte katastrofë për Kosovën, kurse ti do te bejshe vo në folen e qyqeve.

Mos e prekë, mos e sakato Kosovën, se nuk është e jotja, është e popullit të saj.

Ti nuk ke të drejtë të vendosësh në emrin e popullit, sepse disa here je tregue i pabesë ndaj tij, je njëri i pabesë. Nuk të beson ma as Drenica e jote. Larg duart nga Kosova sa nuk të ka fshijnë stihija e popullit.

Ik o katil në shkurret e Anadollit, sepse atje gjënë shumë njerëz tanë të cilët Vuçiqit e Serbisë i kishin ndjekë decenie më radhë. Ik atje të të vëllai yt Ordogan yt,  i cili nuk të lënë as shqip më folë.

Ik o katil së nuk tu ka ba vonë. E kur të shkosh atje tregoju atyre 5 milion Shqiptarëve së për sa para e shite Kosovën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat