Pushkolli: 35 deri 50 mijë vetura në Kosovë janë të pasiguruara

Aktuale

Pushkolli: 35 deri 50 mijë vetura në Kosovë janë të pasiguruara

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 09:51
Blerim Pushkolli

(E plotësuar) - Drejtues të Byrosë Kosovare të Sigurimit në një konferencë për media kanë bërë të ditur se numri i veturave të pasiguruara në trafik është në mes 35 mijë deri 50 mijë.

Sipas drejtorit ekzekutiv të BKS, Blerim Pushkolli automjetet e pasiguruara do thotë një automjet që shkakton rreziqe në komunikacion dhe dëmtohet buxheti.

Ai shtoi se BKS është kundër ndryshimit të ligjit për importimit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet. Sa i përket Kartonit të Gjelbër, Pushkolli tha se kushtet janë plotësuar nga kompanitë e sigurimit, mirëpo kushti kryesor mos anëtarësimi i Kosovës në OKB.

Po ashtu si pengesë tjetër është edhe numri i madh i veturave të pa regjistruara në Kosovë.

“Së fundmi kemi marr një përgjigje nga Shoqata e automjeteve ne Austri e cila ka kundërshtuar që ky shtet ta mbulojë Kosovën me karton të gjelbër”, tha ai.

 Drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, janë të obliguar që në 14 pika kufitare të shesin polica kufitare, dhe sipas tij, nëse asnjë automjet që nuk e përmbush këtë detyrim nuk mund të futet në territorin e Kosovës.

Sa i përket Kartonit të Gjelbër si lehtësi për këtë policë, BKS që nga 19 maj i këtij viti kjo policë mund të blihet online, por Pushkolli mohoi se kolonat gjata po krijohen në kufi nga mërgimtarët për shkak të blerjes së policës në kufi. 27. 8 milionë euro sipas Pushkollit janë dëmet e paguara nga fondi i sigurimeve për periudhën 2010-2017. Sa i përket punës së policisë rrugore, Pushkolli tha se duhet ta zbatojë në plotni ligjin e trafikut rrugor.

Konferenca e Byros Kosovare të Sigurimit (Drejtpërdrejt)

Byroja Kosovare e Sigurimit do të mbajë konferencë për shtyp në Hotel Sirius duke filluar nga ora 10:00 – 11:45.

Hapjen e kësaj konference do ta bëjë Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare, Blerim Pushkolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat