Lumezi kërkon verifikim të çdo mosveprimi para vrasjes së dyfishtë në Gjakovë

Aktuale

Lumezi kërkon verifikim të çdo mosveprimi para vrasjes së dyfishtë në Gjakovë

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 12:43
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë që urgjentisht të fillojë grumbullimin e informatave për të verifikuar çdo mosveprim, i cili mund të cilësohet si element i ndonjë vepre penale.

Përmes një njoftimi për media, Lumezi ka thënë se nëse konstatohen veprimet e tilla të nxjerret menjëherë aktvendimi për fillimin e hetimeve kundër çdo personi të involvuar në kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve, për të cilat ka qenë i obliguar t’i ndërmarrë,  të cilat ndërlidhen me kërcënimet ndaj gruas dhe vajzës së vrarë para disa ditësh në fshatin Bretkoc të Komunës të Gjakovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat