Haxhiu: Turp ju qoftë, Leban i duhet Thaçit aty për “Zajednicën”

Aktuale

Haxhiu: Turp ju qoftë, Leban i duhet Thaçit aty për “Zajednicën”

Nga: G.B Më: 9 gusht 2018 Në ora: 14:00
Albulena Haxhiu

Radomir Leban është dekretuar sot gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, i cili është i kërkuar nga INTERPOL.

Pas kësaj ka reaguar edhe deputetja nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se Thaçi e ka ditur se ai ka dënim të vërtetuar por që i duhet aty për shkak të “Zajednicës”, përcjell Bota sot.

“Këta s’kanë lënë institucion pa degraduar, turp ju qoftë”, ka shkruar ajo në Facebook:

Postimi i saj i plotë:

Thaçi paska dekretuar sot personin që është dënuar për kontrabandë si pjesë e një grupi kriminal.
Pra prej sot gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese e kemi edhe një person që kërkohet nga Interpoli dhe ka dënim të vërtetuar! 
Thaçi ka qenë në dijeni për të gjitha këto por e ka dekretuar sepse ai njeriu i Listes serbe pra Radomir Labani, i duhet aty për “Zajednicën” dhe të tjera çështje! 
Këta s’kanë lënë institucion pa degraduar, turp ju qoftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat