Ndryshimi i kufijve e përgjakë Ballkanin, ky shtet nuk do ekzistone më, por shqiptarët...

Aktuale

Ndryshimi i kufijve e përgjakë Ballkanin, ky shtet nuk do ekzistone më, por shqiptarët...

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 9 gusht 2018 Në ora: 14:54
Hashim Thaçi

Deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për një referendum që Kosova Lindore të i bashkohet Kosovës nuk po marrin përkrahjen e duhur.

Politikanët dhe analistët politik, kanë thënë se një referndum të till nuk e lejon as Kushtetua e Kosovës, por as dokumenti i Marti Ahtisarit.

Në anën tjetër, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkuar referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, e kjo ishte jo e ligjshme sipas presidentin Thaçi.

Por për ndarjen e kufijve Thaçi tashmë ka tjetër mendim.

Ai ka thënë se korrigjimi i kufijve në mënyrë paqësore nuk është ide e keqe, por mundësia e vetme për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën.

Përveç kësaj, presidenti tha se, është e domosdoshme që të iu mundësoht qytetarëve të drejtën e referendumit për këtë çështje, për të cilën thotë se është duke punuar që të bëhet realitet.

Image
Seremb Gjergji

E për këtë ish kandidati i pavarur për president, Seremb Gjergji thotë se Kushtetuta dhe dokumenti i Ahtisarit nuk lejojnë asnjë lloj referendumi për ndryshimin e kufinjëve.

“Perveç që e ndalon, ligji e sanksionon atë. Ndërsa, në rastin e Presidentit, një veprim i tillë do të ishte Anti-Kushtetuës e që do ta detyronte atë të largohej nga pozita e Presidentit”, pohon ai.

Sipas ti, Kushtetuta decidivisht e përcakton Referendumin në 5 pika. “Ku neni 2 thotë që Referendumi mund të perdoret vetëm në mbrojtjen e Sovranitetit dhe Integritetit Territorial të Kosovës”.

Në këtë mënyrë, sipas Gjergjit, presidenti po e fillon një lojë të rrezikshme me vet poziten e tij.

“Rrezik i dy anshëm:

1. Anti-Kushtetues

2. Mos perkrahja e referendumit, nënekupton mospërkrahje e Presidentit”, thotë Gjergji për gazetën “Bota sot”.

“Nga bisedat me njerëz, dhe nga një bisedë me z. Blakaj i cili është ekspert i kësaj fushe, populli i Kosovës nuk e përkrahë asnjë lloj referendumi në këto momente - kur nuk ka një vizion të pastër politik për shtetin dhe vendin”.

Ai thotë s,e në të gjitha anketat e fundit, 99% e qytetarëve të Kosovës janë kundër ri-dizajnimit të kufinjëve. “Në këtë pikë duhet pyetur edhe banorët Kosovës Lindore a deshirojnë t'i bashkohen Kosovës?”

“Nga përfaqësuesit e tyre politik, ka dalë që janë kundër bashkimit. Ata i kanë llogaritur përfitimet që aktualisht kanë dhe situaten që do të krijohej. Aktualisht Serbia qëndron më e fuqishme se Kosova në të gjitha drejtimet. Në kohen moderne, patriotizmi ka filluar të mos zejë vend. Të gjithë e dijmë se nëse merr dicka, duhet të japësh dicka tjerër”, thekson Gjergji.

Ai shton se, synimi i Serbisë është të dal në rrafsh tek Ibri dhe të jetë pikë destabiliteti përjetësisht për Kosovën.

“Pika më e rëndësishme është se Amerika dhe politika amerikane nuk e perkrahë një ndryshim kufinjsh. Një ndryshim i kufijve, do ta përgjakte Ballkanin - ku Greqia do të kerkoi toka deri në Korçë. Maqedonia nuk do të ekzistoi dhe shqiptarët s'do të kenë paqe edhe 100 vjetët e ardhshme”, përfundon Seremb Gjergji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat