Gjenocidi i kasapit Millosheviq ende i pandëshkaur, premtimi i Thaçit për padi Serbisë i harruar!

Aktuale

Gjenocidi i kasapit Millosheviq ende i pandëshkaur, premtimi i Thaçit për padi Serbisë i harruar!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 10 gusht 2018 Në ora: 23:37
Gjenocidi serb në Kosovë

Gjatë luftës 1998-1999, Kosovës iu vranë rreth 14 mijë persona, iu dhunuan 20 mijë, 400 gra dhe vajza shqiptare, iu dëmtuan dhe ju shkatërruan tërësisht 128 mijë shtëpi e mbi 360 objekte shkollore, derisa rreth 900 mijë shqiptarë u dëbuan dhunshëm për të vazhduar me shkurtin e vitit 2000 ku u vranë 11 persona dhe u dëbuan 11 mijë e 364 shqiptarë nga shtëpitë e tyre në Mitrovicë.

Ky ishte bilanci i luftës në Kosovë, dhimbjet, vuajtjet, tramuat madje as të gjitha viktimat e gjenocidit serb nuk janë gjetur akoma, ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi paralajmëron marrëveshje historike me shtetin e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, dhe krimeve serbe, gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve, institucionet e Kosovës nuk e kanë as në mendje të ushtrojnë padi ndaj Serbisë.

Edhe pas 19 vjetësh nga lufta e përgjakshme, në të cilën Kosova përjetoj gjenocid të tmerrshëm në historinë e saj të shkaktuar nga regjimi serbo-sllav, megjithatë autoritetet e Kosovës, ende nuk e kanë bërë as hapin më të vogël për ta paditur Serbinë për të gjitha krimet që i ka bërë në Kosovë.

Në disa deklarata publike, kohë më parë presidenti Hashim Thaçi kishtë deklaruar se Kosova shumë shpejt do të ushtrojë padi ndaj Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, megjithatë Qeveria e Republikës së Kosovës, ende nuk ka ndërmarr asnjë hap konkret në këtë drejtim.

Paralajmërimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për përgatitje të akuzës kundër Serbisë për gjenocid, duket që mbeti thjeshte një retorikë elektorale e cila e përfshiu Presidentin tonë në kohë zgjedhjesh.

Ishte shkurti i vitit 2014, kur Presidenti Thaçi, në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës, kishte deklaruar se Kosova do të ngre padi ndaj Serbisë për pagimin e dëmeve të shkaktuara gjatë luftës në periudhën 1998-99.

Ai pati deklaruar se Kosova do ta dërgojë këtë padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por që nga ajo kohë nuk dihet se është bërë diçka në këtë drejtim.

Për më tepër, në vend të padisë për gjenocid tashmë nga Presidenti Thaçi po paralajmërohet një marrëveshje historike me Serbinë.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, jo vetëm që nuk e mbajti fjalën se do ta padisë Serbinë për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë, por ai tashmë ka dal edhe me një deklaratë “famoze” duke thënë se ka ardhur koha që me Serbinë të arrihet marrëveshje historike.

Për 19 vjet Kosova nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, përmes të cilit do ta vinte para drejtësisë Serbinë për krimet e shkaktuara në Kosovë dhe për dëmet materiale.

Sipas njohësve të çështjeve politike Kosova ka pasur mjaft fakte për ta paditur Serbinë për gjenocid, krime lufte apo të paktën për dëmet gjatë luftës, por kjo nuk është bërë as pas pavarësimit të Kosovës.

Sipas Statutit të Romës, neni 5, gjyqësia e ICC-së - GJNP-së zbatohet në këto fusha: në krime kundër njerëzimit, krime të luftës dhe agresionit etj. Për dallim nga gjykatat ad hoc, që kanë përparësi nga gjykatat kombëtare, për ICC-në (GJNP-në), sipas nenit 1 të statutit të saj, vlen principi i gjyqësisë plotësuese apo komplementare. Kushtet për aktivizimin e kësaj gjykate janë të sanksionuara në nenin 17 të Statutit të Romës.

Shteti i Kosovës me gjithë kapacitetet që ka duhet ta adresojë çështjen e personave të pagjetur si prioritet në vazhdimësi, madje të gjitha krimet e ushtruara nga Serbia ndaj Kosovës kanë emër e definicion se çka janë ato dhe si janë bërë ato.

Kosova me patjetër duhet të përgatis veten e saj që në momentin e parë ta akuzoj Serbinë e Beogradin për të gjitha llojet e krimit të bëra ndaj shqiptarëve.

Llojet e krimit ndaj Kosovës e shqiptarëve kanë qenë prej aparteidit, agresionit kushtetues, agresionit ushtarak, helmimeve, dhunimeve, vrasjeve, masakrave e deri te djegia e mbetjeve mortore, si akti më i lartë i krimit, pra tentimi për zhdukjen e fakteve, e mos të flasim për shkatërrimin e pasurisë shoqërore e individuale deri në zero.

Duhet një ndërgjegjësim më i madh i institucioneve shtetërore në këtë drejtim dhe shteti duhet të shoh me më kujdes këtë çështje, kur dihet se në shumë lokalitet forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe kanë kryer gjenocid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat