“Kur krimi e kapë politikën vendos kriminelët sa më lartë në sistemin politiko-juridik” - Bota Sot
“Kur krimi e kapë politikën vendos kriminelët sa më lartë në sistemin politiko-juridik”

Aktuale

“Kur krimi e kapë politikën vendos kriminelët sa më lartë në sistemin politiko-juridik”

Nga: N.Sh Më: 11 gusht 2018 Në ora: 16:40
Ilustrim

Avni Zogiani nga Levizja Vetëvendosje thotë se kur krimi kthehet në politikë venos kriminelë në secilin nivel të sistemit politiko-juridik.

Sipas tij, kështu ka siguri që do të vazhdojë ta qeverisë një shoqëri dhe kështu tentohet që mbulimi i sistemit me krim të jetë sa më i gjërë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se kur krimi e kapë politikën mundohet të hemogjenizojë strukturat shtetërore e institucionale sa më gjërë dhe sa më lart.

“Asnje befasi, kur krimi kthehet ne politike, krejt çka ben eshte qe te vendos kriminele ne secilin nivel te sistemit politiko-juridik, sepse vetem keshtu kirmi ka nje siguri se do te vazhdoje ta qeverise nje shoqeri.... dhe ne kete perpjekje, tentohet qe mbulimi i sistemit me krim te jete sa me i gjere, dhe mundesisht te mos kete asnje shembull te ndonje heroji te luftimit te krimit, sepse po te ekzistonte vetem nje, pjestaret e shoqerise do ta drejtonin gishtin dhe do te thoshin, e shef, qenka e mundur te behet diçka... pra, si çdo sistem tjeter autoritar, edhe krimi kur e kape politiken mundohet te homogjenizoje strukturat shteterore e institucionale, sa me gjere, sa me lart...!”, shkruan Zogiani në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...