23 tonë mish i prishur kapën në Serbi, vinin nga Brazili – kaluan përmes Kosovës

Aktuale

23 tonë mish i prishur kapën në Serbi, vinin nga Brazili – kaluan përmes Kosovës

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Policia në Jagodinë të Serbisë, në bashkëpunim me drejtorinë e doganës i ka gjetur dhe asgjësuar 23 tonë mish.

Sipas mediave serbe, ky mish nga Brazili, përmes Kosovës ka arritur në Serbi, e që do të duhej t’i dërgohej një kompanie në Çuprij.

Mishi është asgjësuar.

Me këtë rast është arrestuar Gj.L., 21 vjeçar, personi përgjegjës i cili është marrë me porositjen e mishit dhe shitjen e mëtutjeshme.

Gj.L., është arrestuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të krimit dhe ai do të dërgohen në prokurorinë e përgjithshme për luftë kundër korrupsionit në Kraelëvë, thuhet në njoftim.

Inspektorati veterinar ka vërtetuar se mishi ka qenë i dalë afatit dhe nuk është për përdorim, prandaj është asgjësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat