“Hashim Thaçi e Baton Haxhiu, përveç lidhjeve të ngushta që kanë, ndoshta janë edhe kriminelë”

Aktuale

“Hashim Thaçi e Baton Haxhiu, përveç lidhjeve të ngushta që kanë, ndoshta janë edhe kriminelë”

Nga: N.Sh Më: 11 gusht 2018 Në ora: 19:14
Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami thotë se, bashkëpunuesi i serbëve kohë më parë, tash bashkëpunues me një tradhtar shqiptar si presidenti Hashim Thaçi, nuk pritet gjë më mirë nga një mbeturinë siç e quan ai si Baton Haxhiu, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se ideja e tij për me përkrahë Thaçin për shkëmbim territoresh tregon se këta dy persona kanë lidhje të ngushta, “e ndoshta janë edhe kriminelë”.

“Një bashkëpunues i serbëve kohë më parë, e tash bashkëpunues me një tradhtar shqiptar si Hashim Thaçi, nuk pritet gjë më mirë nga një mbeturinë si Baton Haxhiu. Ideja e tij përkrahëse e Thaçit për shkëmbime territoresh, tregon më së miri faktin se këta të dy kanë lidhje të ngushta, e ndoshta që janë edhe kriminalë”, shkruan Islami.

“Gjithsesi, ky shkrim është porositur nga Thaçi për shërbëtorin e tij, Baton Haxhiun, i cili me këtë shkrim po mundohet sa do pak ta thyej mendimin më se të vendosur të qytetarëve të Kosovës, që territoret nuk duhet prekur. Fundërrina si ky e disa të tjerë, nuk e meritojnë ta shkelin tokën e shenjtë të shqiptarëve”, përfundon shkrimin Gazmend Islami në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat