Mërgimtarët ankohen për kartonin e gjelbër

Aktuale

Mërgimtarët ankohen për kartonin e gjelbër

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 21:12
Ilustrim

Derisa Kosova të mos jetë pjesë e OKB-së, nuk do të largohet kartoni i Gjelbër

Mërgimtarët tanë që hyjnë në territorin e Kosovës me targa të huaja edhe më tutje duhet të paguajnë sigurim kufitar shtesë për automjetet e tyre, pasi Kosova nuk është pjesë e zonës së Kartonit të Gjelbër.

Për këtë bashkatdhetarët që futen në Kosovë, po i lënë fajtorë institucionet e Kosovës.

E Kushti i vetëm që ka mbetur për anëtarësim në Këshillin e Byrove për Kartonin e Gjelbër në Bruksel, është hyrja e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), edhe pse Kosova ka krijuar bazë ligjore duke krijuar 4 milionë euro fonde rezervë.

Për përpjekjet e fundit të Kosovës që të gjendet një alternativë rreth këtij sigurimi, drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Blerim Pushkolli, të enjten tha se kanë marrë një përgjigje nga Austria, e cila ka refuzuar pranimin apo mbulimin e Kosovës me Karton të Gjelbër.

Këshilltarja në Ambasadën e Kosovës në Bernë, Fatmire Musliu, thotë se shqetësim i madh për mërgatën mbetet Kartoni I Gjelbër.

 “Sa i takon për shembull Kartonit të Gjelbër natyrisht që janë pak jo ndoshta të shqetësuar por të indinjuar , nuk është puna që ndoshta mërgimtarët nuk mund ta paguajnë një taks që e lyp këtu në kufij, janë më shumë të indinjuar pse iu kërkohet, dhe pse në atë mënyrë, pse ndalen në kufi, pse bëhen radhë, pse ndoshta priten keq, pse ndoshta nuk kuptohen shqetësimet e tyre”, ka deklaruar ajo.

Ndërkaq sipas drejtuesve të BKS-së të hyrat nga primet e sigurimit kufitar për periudhën janar – qershor 2018 janë në vlerë 2 milionë e 421 mijë e 556 euro, ndërsa pagesa e dëmeve për këtë periudhë kap shifrën 2 milionë e 691 mijë e 563 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat