Në ditën e rinisë lëshohet ‘LED- Ekrani' para Qeverisë

Aktuale

Në ditën e rinisë lëshohet ‘LED- Ekrani' para Qeverisë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 21:30
Në ditën e rinisë lëshohet ‘LED- Ekrani' para Qeverisë

"Urime Dita Botërore e Rinisë”, ky është mbishkrimi i një LED- Ekrani, që është ndezur sonte para objektit të qeverisë së Kosovës.

Ndezjen e këtij ekrani në mënyrë simbolike e ka bërë ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha dhe këshilltari i kryeministrit, Avdullah Hasani.

Hoxha e Hasani, që kanë qenë protagonist të ndezjes së këtij ekrani kanë thënë se Kosova duhet të mburret me rinin që ka, duke premtuar se shumë shpejt të rinjtë e Kosovës do të lëvizin lirshëm edhe në shtetet Evropës.

Ndezja e këtij ekrani shënon edhe fillimin e aktivisteve që do të mbahen në Prishtinë në kuadër të Ditës Botërore të Rinisë.

Nesër rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) në kuadër të Koalicionit K10, do të mbajë nesër në sheshin “Zahir Pajaziti” disa aktivitete të ndryshme.

Me këtë rast organizatorët kanë ftuar të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë nga ora 13:00 deri në orën 15:00 në këtë festë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat