Haki Abazi i reagon ashpër Baton Haxhiut për kufijtë

Aktuale

Haki Abazi i reagon ashpër Baton Haxhiut për kufijtë

Nga: D.RR Më: 12 gusht 2018 Në ora: 10:12
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi ka reaguar ndaj publicistit Baton Haxhiu, pasi ky i fundit shkruan se Veriun duhet ta lëmë ta ikë.

“Kopil politik i Stanishiqit dhe idiot i rrezikshëm”, e ka quajtur Abazi publicistin Haxhiu, duke thënë se shkrimi i tij të bën të mobilizohesh për ta mbrojtur vendin nga idetë e klasës së mykur politike të udhëhequra nga Thaçi e Veseli, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Kufinjet idiot te Thacit dhe suflerit te tij Baton Haxhiu

Paramendojeni qe ne kohen kur integrimet evropiane dhe zhdukja e kufinjeve ndermjet shteteve te Bashkimit Evropian eshte nje nder aspiratat kryesore te nje Unioni politike, financiar, kulturore e ekonomik, ne ballkanin e ulur ne gjak per kufinjet, ringjallen temat e kufinjeve. Cka do te thote kjo, pse qenkan kufinjet e ballkanit kaq te rendesishem, pse duhet te mbahet shtetesia e Kosoves peng i cmendurive te njerezve te korruptuar e te kriminalizuar ne te dyja anet e kufirit qe sot ekziston dhe ka qene aty edhe kur kane hyre forcat e NATOs.

Baton Haxhiu- kopili politik i Stanishiqit eshte nje idiot i rrezikshem.

Shkrimi tij te ben te mobilizohesh per te mbrojtur vendin se jo vetem te kundershtosh idete e qoroditura te kesaj klase te mykur politike te udhehequr nga Thaci e Veseli qe po flasin per korrigjim por qe ne fakt eshte perzerje e Shqiptareve nga Lugina e Presheves.

Historikisht perballja ndermjet dy civilizimeve atij islamik dhe i krishtere eshte bere ne nje vije tek Sarajeva. Aty ka lelvizur membrana e komunikimi te ketyre dy civilizimeve dhe aty ka ndodhur edhe perplasja si pasoje e aktit te e cetnikut te dores se zeze Gavrilo Principi i cili me atentatin ndaj Franc Ferdinandit parandaloi marreveshjen e paqes se perandorise Austro-Hungareze me Perandorine Osmane duke e faktorizuar elementin ortodoks si mure ndares dhe kinse mbrojtes te krishterizmit. Ky akt shkaktoi luften e pare boterore qe shkaktoi edhe humbjen e jeterave te milionave njerezve dhe jetesimin e planeve per Serbine e Madhe. Jo cdo gje shkoi siq donin forcat cetnike, Bosnja dhe Hercegovina bashke me Sanxhakun vazhduan deri me me 1991 te jene kanali i komunikimit te Ballkanit me Evropen. Me 1991-1993 u pastruan etnikisht me gjenocid Boshnjaket nga territori gjeografik qe lidhe Shqiptaret me Snaxhakun dhe Bosnjen. Edhe sot me shume fanatizem Republika Srpska eshte penguesja kryesore e komunikimit te Kosoves me Sarajeven dhe Evropen. Me lehte shkohet ne Beograd se sa qe shkohet ne Sarajeve dhe kjo gjendje po vazhdon per me shume se 20 vite me qellimin e nderprejen e tradites dhe lidhjes ndermejt Kosoves dhe Bosnjes. Sigurisht jo pa qellim dhe jo pa strategji. Lugina e Presheves atebote u shkeput per te funksionalizuar boshtin ortodoks prej Greqise ne Maqedoni deri ne Beograd.

Sot ndryshimi i kufinjeve eshte realizimi i Serbise se madhe, eshte sjellja e murit ndares nga Sarajeva ne Mitrovice dhe izolimi pergjithemone i Shqiptareve nga Evropa. Ky eshte skenari i nderprerjes se lidhjes organike te Shqiptareve me Evropen.

Si ndryshe munde te shpejgohet rendesia e ketyre insistimeve banale per kufinjet ne Evropen e shekullit 21. Thaci ose eshte tradhetari me i madhe i interesave Shqiptare ose eshte nje nje frikacak qe bashke me sherbyesit e interesit Serb e posaqerisht me kopilat e Stanishiqit po duan qe perfundimisht te jene realizuesit e izolimit te Shqiptareve nga Evropa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat