Haradinaj: Kosova është me fat që ka popullsinë e re

Aktuale

Haradinaj: Kosova është me fat që ka popullsinë e re

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 11:16
Ramush Haradinaj

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka uruar të rinjtë e Kosovës, për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Ai ka thënë se të rinjtë e Kosovës sot më shumë se kurrë “kanë mundësi të guxojnë, të kërkojnë e të ëndërrojnë”. Porse ka thënë se ende ka shumë fida, ani pse sipas tij Kosova është vend që ofron.

“Gjeneratat e reja, që janë shumë në numër e shumë ne ide, kanë krijuar modelin shembullor të të rinjve të arsimuar dhe energjik dhe që besojnë e promovojnë meritokraci dhe vlerë. Historikisht të rinjtë tanë ka kanë dalë në sfida dhe etapa të shtetndërtimit dhe tani Kosovës më shumë se kurrë i duhet kontributi i rinisë në fusha e procese të rëndësishme të vendit. Do të punojmë në vazhdimësi në bazë të politikave programore përkatëse që të krijojmë sa më shumë mundësi punësimi për ta. Kosovë, urime dita e rinisë”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat