Hoxha i Drenasit demanton Mustafa Bajramin: Po thotë të pavërteta, s’ishte punë haraçit por problemi familjar

Aktuale

Hoxha i Drenasit demanton Mustafa Bajramin: Po thotë të pavërteta, s’ishte punë haraçit por problemi familjar

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 12:12
Osman Musliu

Hoxha i Drenasit, Osman Musliu ka thëne se deklarata e Mustafa Bajramit ka qene tendencioze dhe joreale. Ai ke potencuar se mund edhe të ballafaqohet me Mustafa Bajramin ku të dëshirojë ai.

Hoxha i Drenasit, Osman Musliu, ka thënë se është i gatshëm të ballafaqohet me Mustafa Bajramin, i cili një natë më parë tha se ishte i përfshirë në një pajtim mes dy familjeve, njërës të Gjilanit e tjetrës së Drenasit për një rast familjar.

“Në cilindo televizion le të vijën dhe unë jam i gatshëm të ballafaqohem dhe të sqarojmë gjithçka”, ka thënë Mulla Osman Musliu, për Gazetën Express, të dielën.

“Demantoj të gjitha deklaratat e Mustafa Bajramit. Jam i gatshëm të ballafaqohem me te. Nuk është këtu problemi i haraçit por një problem familjar. Le ta zgjedh televizionin dhe unë ballafaqohem me të gjitha të pavërtetat e tij”, ka thënë shkurt Hoxha nga Drenasi.

Reagimi i Hoxhës nga Drenasi ka ardhur pasi Mustafa Bajrami tha një ditë më parë se ishte i përfshirë në një pajtim ndërmjet dy familjeve dhe aty ishte edhe një hoxhë i respektuar nga Drenica.

Mustafa Bajrami ka deklaruar se i është kërkuar haraç nga një person i Drenasit derisa të njëjtit Gjykata Themelore e Gjilanit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një  muaji me dyshimin se i njëjti ka ngacmuar hoxhën gjilanas.

Policia ende nuk e ka sqaruar se pse ka ndodhur ky rast.

Mirëpo, burime të Express brenda Policisë kanë treguar se edhe Mustafa Bajrami është duke u trajtuar si person i dyshuar në lidhje me përfshirjen e tij në mënyrë të paligjshme në mbylljen e një problemi ligjore që ekziston ndërmjet dy familjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat