Limaj uron të rinjtë e Kosovës në Ditën Ndërkombëtarë të Rinisë

Aktuale

Limaj uron të rinjtë e Kosovës në Ditën Ndërkombëtarë të Rinisë

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 13:10
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar të rinjtë në Ditën Ndërkombëtarë të Rinisë. Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se Kosova është me fat që ka një rini kaç të shëndoshë dhe se të rinjtë e Kosovës janë pasuria më e madhe e shtetit.

“Rinisë kosovare duhet ofruar të gjitha hapësirat e nevojshme që me idetë, kreativitetin dhe energjinë pozitive që ka, të kontribuojë në shtetndërtimin e vendit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot është ditë e veçantë për të gjithë të rinjtë. Kosova është me fat që ka një rini kaq të shëndoshë, si pasuria më e madhe e vendit. Tani është koha që rinia të marrë përgjegjësi më të mëdha mbi vete që Kosovën ta bëjë pjesë të Evropës. Rinisë kosovare duhet ofruar të gjitha hapësirat e nevojshme që me idetë, kreativitetin dhe energjinë pozitive që ka, të kontribuojë në shtetndërtimin e vendit. Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Rinisë. Suksese! FL

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat