Eksperti i sigurisë tregon se si Thaçi po e ndihmon Vuçiqin, ja kush do ta ndalojë “Gjarprin”

Aktuale

Eksperti i sigurisë tregon se si Thaçi po e ndihmon Vuçiqin, ja kush do ta ndalojë “Gjarprin”

Nga: P.R Më: 12 gusht 2018 Në ora: 15:13
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se veprimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i njohur gjatë luftës me nofkën “Gjarpri”, tregojnë se ai ka kontribuar më së paku në shtetësinë e Kosovës.

“Krijimi i opinionit per ndarje te territorit te Kosoves nga Presidenti Hashim Thaqi eshte gje e shemtuar, por ka vene ne pa nje te vertete se ai me se paku ka hise ne krijimin e shtetesise se Kosoves edhe pse e ka bere gjoksin grope duke thene "une". Kjo do te mbetet vetem tentim per diversion kunder shetesise se Kosove, sepse gjerat qe dikush i nderton me sakrifice nuk merr iniciative aq lehet per t'i dhuruar nje pale tjetër”, shkruan Kajtazi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, krejt aktiviteti i Thaçit shkon në dobi të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Image
Fadil Kajtazi

“Krejt ky aktivitet i Presidentit shkon ne dobi te armikut te Kosoves Vuqiq i cili ka nevoje per ta rikuperuar figuren e tij parara bashkesise nderkombetare, per ta krijuar nje figur nga djalle ne engjull, dhe per ta menaxhuar krizen ne Serbi e cila eshte para shperthimit.  Gjeja me e mire ne kete fatkeqesi eshte Thaqi President! Thaqi kryetar i PDK do t'i shkaktonte diversion me te rrezikshem Kosoves. Tani qe PDK nuk kontrollohet dhe nuk ndikohet nga Thaqi do te jete ndalese e aktiviteteve subversive te Presidetit”, shkruan më tej eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi.

Sipas tij, Kosova është shtet i pavarur i njohur me kufi te njohur ndërkombëtarisht.

“Por gjeja me e embel do te jete reagimi i atyre qe Kosoven e ndihmuan te behet shtet. Heshtja e tyre eshte me qellim te konsumimit te personalitetit te Thaqit per te rritur madheshtine e tyre ne veprimin e ardheshem. Kosova eshte shtet i pavarur i njohur me kufi te njohur nderkomtarisht”, përfundon Kajtazi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat