Në Sheremt, hapet Muzeu për dëshmorin e UÇK-së, Vezir Ademaj

Aktuale

Në Sheremt, hapet Muzeu për dëshmorin e UÇK-së, Vezir Ademaj

Nga: Beqir SINA – New York Më: 12 gusht 2018 Në ora: 19:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, 20 -vjetorin e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rënjen heroikisht të dëshmorit të UÇK-së, Vezir Ademaj, në vendlindjen e tij në Sheremt, Kullën e Ademajve, familja (Dr. Hasan Ademaj) ka hapur më 25 Korrik ditën e rënjes Vezir Ademaj Muzeun “Vezir Ademaj - rënja heroike për lirin e Kosovës”.

Simbas fotografive të postuara në statusin e tij në rrjetin social Facebook, Dr. Hasan Ademaj, i cili ishte vet këto ditë në Kosovë, dhe përurojë Muzeumin kushtuar vëllait të tij dëshmor, tregon se këtë muze në fshatin e tyre Sheremet, e ka vizituar duke lënë edhe një shënim Kryeministri i Kosovës, zoti Ramush Haradinaj, si dhe bashkëluftëtar, zyrtar të organizatës së veteranve të UÇK-së, bashkëvendas, miq e dashamirë nga zonat për rreth, dhe gjithë Kosovës.

Shumë eksponate, kryesisht të familjes Ademaj, dhe personale të dëshmorit të UÇK, Vezir Ademaj, prej nga fëmijëria e tij, jeta studentore, dhe mergimi i tij në Zvicer, prej nga ai u largua për të mos u kthyer më, sepse u flijua për lirin e Kosovës, këngë dhe video-clipe, shkrime të gazetave më prestigjoze, dekorata, dhe mirënjohje, Proklamatat e zyrtarve të lart të qytetit të Nju Jorkut, paraqesin fakte konkrete mbi veprën e luftës së lavdishme të UÇK-së, para 20 vjetëve, qëndresën dhe rezistencën e Ademajve në përballje e tyre me ushtrinë dhe policinë serbe në fshatin e tyre Sheremet, dhe zonën për rreth.

Vëllai i dëshmorit Dr. Hasan Ademaj, i cili është një veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar në Nju Jork, dhe ai që ka bërë aq shumë të ngrihej ky Muzeum, ka bërë më në fund nji realitet, të cilin ai e kishte si një amanet për dëshmorin e UÇK-së, Vezir Ademaj – aka “Alfedri”.

Ai pati deklaruar kater vjet me pare kur e insi kete projekt, për shtypin njujorkez, gazetën New York Post, se : “Jemi duke punuar në ngritjen e një muzeu në Kosovë – për vëllain e martirizuar - Muzeu në Kullën i cili do të jetë një kujtim i gjenocidit që la mijëra të vdekur – përfshirë fëmijë, gra e të moshuar , la luftëtarët e lirisë,” ka deklaruar ai dhe ka shtuar se familja e tij ishte duke e ndihmuar për ta ngritur sa më lart aktin e tij.

Ky Muze, tani natyrisht i perfunduar, do të jetë edhe një mundësi më tepër që vizitorët e shumtë të Shermetit, i cili i ka të ngritur edhe memorialin e dëshmorve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lapidarin e përkujtimore të tjera, do ta kompletojnë pasqyrën e asaj që ndodhi në Sheremt më 25 Korrik 1998, pra 20 vjet më parë.

“Aty ku 20 vite me parë u ndez flakadani i lirisë për tu përhapur me shpejtësi rrufeja në tërë Kosovën dhe mbarë trojeve etnike. Tani ngrihet edhe Muzeu në shenjë respekti dhe nderimi të përjetëshëm për Dëshmorin e Kombit, Vezir Ademaj, i cili ra heroikisht më 25 korrik të vitit 1998, në Kallavaj, vend që ndodhet në mes Junkut dhe Dobroshit (Gjakovë-Kosovë) duke luftuar kundër armikut shekullor serb dhe në mbrotje të tokave të të parëve e për lirinë e atdheut – Kosovës”.
"Ndërkaq, viztorët e parë që merrnin pjesë në hapje të Muzeut për dëshmorin e UÇK-së, Vezir Ademaj – aka “Alfedri”, thuhet se e vlerësuan se akti i trimërisë dhe sakrificës sublike të dëshmorit Vezir Ademajt, dhe Kullës së Ademajve në Sheremet, është shembull në Kosovë, që tregon se si rroken armët për atdhe, liri, dinjitet dhe humanizëm njerëzor botëror, bijtë e kësaj ane megjithse jetonin në perendim mes lumturisë dhe lirisë së tyre. Por zgjodhën luftë në Kosovë e cila sapo kishte nisur dhe ishte një kushtrim i përgjithshëm për luftë të hapur frontale, e cila më pas do të zhvillohej përgjatë dy vjetëve deri në çlirimin e Kosovës”.

Në këtë Muze janë ekspozuar mund te jen ekspozuar mbi 100 eksponate të ndryshme të familjes Ademaj, me motive nga jeta e dëshmorit të UÇK-së.

Kryesishtë, ka thënë vëllai i dëshmorit, Dr Hasan Ademaj, aty janë të ekspozuar fotografit që pasqyrojnë rrjedhën e aktiviteteve para luftës dhe gjatë luftës të UÇK-së, si edhe një mori dokumentesh, harta dhe gazeta të kohës, përfshirë, , edhe një shkrim te nji gazete serbe, që shkruante ne ate kohe, për Vezir Ademaj, dhe që të gjitha në një masë të caktuar pasqyrojnë Epopenë e lavdishme të UÇK-së, dhe rënjen heroike e të lavdishme të Vezir Ademaj”.

Aty janë të vendosura dhe Proklamtat e shtetit dhe të qytetit të Nju Jorkut, ku jetojn dhe punojnë, edhe vëllezërit e dëshmorit, Vezir Ademaj, i cili është shpallur Dëshmorë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa shkolla, ku ai ka mësuar në vendlindje - Sheremet mban emrin e tij – Dëshmori i lirisë së Kosovës, Vezir Ademaj – është nderuar me një Proklamatë dhënë nga Anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Ritchie Torres, Presidenti i Bronxit, Ruben Diaz Jr, ish - asambleistit shqiptar, në Albany, zoti Mark Gjonaj - anëtar i Kishillit të Bashkisë NYC,- Scott M. Stringer i cili është New York City Comptroller dhe një politikan i njohur në Nju Jork, i cili më parë ka shërbyer si Presidenti i 26-të i Borough of Manhattan, të gjitha këto Proklamata, kan qenë të sponsorizuara nga Shoqëria Shqiptaro – Amerikane me President Easd Rizain dhe janë nderimi më i lartë në Nju Jork.

Ndërkohë, që edhe dy gazetat më të mëdha të Nju Jorkut, NY Daily News dhe New York Post, në një shkrim të Patrick Rocchio, e kan kujtuar me anë të një shkrimi rënjen e dëshmorit të Kosovës Vezir Ademaj.

Në shkrimin e gazetarit amerikan Rocchio, thuhej se vëllai i tij: “Dr Hasan Ademaj, një dentist i njohur dhe kirurg i cili praktikon profesionin e tij në një lagje të njohur emgirantësh shqiptar në Bronx, ishte duke krijuar një muze dhe memorial në qytetin e vendlindjes së tij në Kosovë, ku vëllai i tij Vezir Ademaj – pati organizuar së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, së tij – rezistencën ndaj pushtimin serb – duke e paguar për atë me jetën e tij në 25 korrik,1998”.

Duke e bër të njohur aktin e tij edhe për opinionin amerikan gazetat njujorkeze shkruajtën se ai ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-ës, dhe është shpallur dëshmor në luftën për çlirimin e Kosovës.

Veziri, simbas gazetave njujorkeze duke iu referuar Dr Ademajt, vëllai i dëshmorit, për gazetën njujorkeze NY Post, ishte një kampion i kick-boks në Europë, para se të kthehej në Kosovë nga Zvicra për të luftuar forcat pushtuese serbe të Sllobodan Millosheviqit,

Dhe, për shtypin njujorkez vazhdon duke thënë se Millosheviqi, u akuzua për krime lufte të lidhura me gjenocid . Por, mbeti pa u dënuar mbasi ai vdiq në një nga qelitë e burgut të Hagës. Ushtria serbe, në atë kohë kur u vra Veziri, kishte pushtuar Kosovën, dhe po kryente një spastrim etnik në Kosovë, ndaj popullsisë shqiptare.

Kështu, ka tregaur katër vjet më parë, për gazeten NY Post, Dr. Hasan Ademaj, duke treguar më tej se :”Muzeu, është vendosura në – një nga dhomat e shtëpisë së Ademajve – një shtëpi e ndërtuar në shekullin e 18-të dhe e rindërtuar pas shkatërrimeve- Kjo, ndërtesë shpjegon ai njihet si “Kulla” e ndërtuar me muret shumë të trashë dhe dritaret të vogla dhe është përdorur në kohra, si mjet fortifikimi kundër pushtimit. Ajo u për herë të fundit u dogj nga lufta në Kosovë – ku ushtria serbë ishte vendosur në lokalitetin Sheremetaj – Kosovë” ka treguar Dr Hsan Ademaj.

Ndersa, gazetari amerikan ka spjeguar se Kullat në Kosovë, kanë një histori të gjatë, të përdorura nga vendasit si fortifikime kundër pushtimeve të ndryshme, që duket se kanë qenë pjesë e pandarë e historisë së gjithë Kosovës.

Lidhur më ngritjen e muzeut, në shtëpinë e tij – dhe të busteve në oborrin e shkollës së Sheremetaj ku Vezir Ademaj ka jetuar, Dr. Ademaj ka treguar për NY Post, se : “Kjo është një e mirë për historinë dhe për një brez të ri – për tëditur se çfarë ka ndodhur në atë periudhë,” ka thënë Dr Ademaj, i cili në atë kohë ishte takuar me udhëheqësit lokal për të diskutuar çështje që lidhen me museumin dhe ka spjeguar se “Vëllai tij ka qenë patriot, megjithse jetonte në Zvicër , ai shkoi në Kosovë, për të mbrojtur popullsinë shqiptare.”

Dr Ademaj – kishte sqaruar se në projektin e tij i cili kishte marrë udhë të dy qeveritë ajo e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, po e mbështesin krijimin e muzeut, edhe nga anëtarët e tjerë të familjes dhe pushteti lokal.

Kurse, duke folur rreth këtij museu presidenti dhe themeluesi i Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane me bazë në Bronx zoti Esad Rizai, e ka quajtur dëshmorin e Kosovës Vezir Ademajn si të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës – një frymëzim për të gjithë brezat.

“Krijimi i këtij muzeu – do të thotë shumë, sepse njeriu si ai është një frymëzim edhe për komunitetin tonë,” citohet të ketë thënë Esad Rizai për NY Post, duke shtuar se: “Ai(Muzeu Vezir Ademaj) frymëzon njerëzit dhe kjo është një pjesë e rëndësishme e histories shqiptare, dhe njerëz si ai janë nga ata që na japin krenari shqiptare.”

Rizai, ka thënë se vëllai i dr Hasanit, si mijëra dëshmorët e lirisë ka sakrifikuar për të gjithë popullit shqiptar, gjithë kombin në traditën tonë shqiptare, tek kombi i tyre, vendi i tyre dhe “Besa” – një kod nderi i çdo shqiptari.

Ndërkohë, Dr Hasan Ademaj në fund ka thënë se Muzeu në Kullën e tyre në Shremetaj do të jetë një kujtim i gjenocidit që la mijëra të vdekur – përfshirë fëmijë, gra e të moshuar , la luftëtarët e lirisë, thotë ai dhe familja jonë është duke e ndihmuar për ta ngritur sa më lart aktin e tij.

I njohur në luftë me emrin “Alfredi”, Vezir Ademaj ishte nga të rinjtë e parë shqiptarë që iu përgjigj thirrjes së atdheut duke u kthyer nga mërgimi për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ra dëshmor në Junik, në një betejë të ashpër me pushtuesit serbë. Të paktën 7 shqiptarë mbetën të vrarë në atë betejë.

Emri i tij është bërë i njohur në veçanti në New York nga vëllai i tij, aktivisti i njohur i komunitetit, Dr. Hasan Ademaj, që e ka kthyer në mision të jetës së tij, lartësimin e emrit dhe shembullit të të vëllait, jo për interes personal po duke e parë si një shembull që mund të edukojë të rinjtë e sotëm. Sot shkolla e fshatit ku u lindën dhe rritën, mban emrin e Vezir Ademajt, kurse kulla e njohur brez pas brezi ka hapur një muze të vogël për të edukuar të rinjtë me historinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe traditat liridashëse të zonës.

Besim Muhadri i cili është një albanolog e shkrimtar shqiptar nga Kosova, ka shkruar :” Respekt dhe nderim i perjeteshem per Deshmorin e Kombit, Vezir Ademaj, i cili ra heroikisht me 25 korrik te vitit 1998, ne Kallavaj, vend qe ndodhet ne mes Junkut dhe Dobroshit (Gjakove-Kosove) duke luftuar kunder armikut shekullor serb dhe ne mbrotje te tokave te te pareve e per lirine e atdheut.

Nderim dhe respekt edhe per vellain e deshmorit, Dr. Hasan Ademaj, i cili, siç e thekson edhe autori i shkrimit, emrin dhe vepren e pavdekshme te te vellait deshmor e ka shnderruar ne mision te jetes dhe te punes. Dr. Hasan Ademaj, padyshim se eshte njeri nder aktivistet dhe humanistet me te perkushtuar te mergates shqiptare ne Nju Jork. nje njeri i sinqerte dhe gjithmone ne sherbim te shokeve dhe te te gjithe atyre qe e meritojne per t’u nderuar dhe perkrahur.

Me perkushtimin per vepren e pavdekshme te te vellait deshmor, te rene tash e 16 vjet me pare ne fushe te nderit e te lavdise, Dr. Hasan Ademaj, eshte bere shembulli me i admiruar i njeriut te perkushtuar per t’i treguar brezave se si duhet te nderohet dhe respektohet vepra dhe amaneti i atyre qe dhane me te shtrenjten per lirine e vendit te vet.

Dr. Hasan Ademaj eshte njeri fjalëpak, por i veprave konkrete. I dashur dhe i respektuar. Njeri me kulture familjare dhe te forcuar edhe gjate viteve te jetes dhe te punes se tij.

Njerezit si Dr. Hasan Ademaj jane te rralle, por qe nuk i kane munguar e as qe do t”i mungojne mergates sone ne SHBA, te cilet kurdohere kur pati nevoje atdheu, dhane maksimumin e kontributit te tyre…

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat