Osmani e zbulon se ku po rehatohen dëshmitarët e Gjykatës Speciale

Aktuale

Osmani e zbulon se ku po rehatohen dëshmitarët e Gjykatës Speciale

Nga: P.R Më: 13 gusht 2018 Në ora: 15:51
Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Qeveria e Kosovës, bashkë me Thaçin në pozitën e Presidentit, vazhdojnë ta degradojnë rëndë shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës, dhe e bëjnë këtë duke shkelur ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

“Jo vetëm që kanë tejkaluar kuotën e të emëruarve politik (nga deri në 50% e specifikuar në Ligj, në mbi 80% të emëruar politik të shefave të misioneve diplomatike), por kanë vazhduar të dëmtojnë reputacionin e shërbimit të jashtëm duke shfrytëzuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për punësim dhe avansim të militantëve partiak të partive në pushtet dhe dëshmitarëve potencial të Gjykatës Speciale si dhe duke shfrytëzuar mjetet për lobim jo për avansim të Kosovës por për pastrim të imazhit të politikanëve të caktuar”, ka shkruar Osmani, përcjellë “Bota sot”.

Sipas saj, me këto veprime Kosova po pranon më shumë tërheqje të njohjeve se sa njohje.

“LDK përgjatë këtij mandati ka refuzuar të behet pjesë e shkeljeve të tilla ligjore dhe është angazhuar që përmes procedurës së kourumit në Komisionin për Punë të Jashme të parandalojë emërimet e tilla si dhe nëpërmjet Komisionit hetimor parlamentar të hetojë shpenzimet për lobim. Nuk do mend, se me këto veprime, Kosova po pranon më shumë tërheqje të njohjeve se sa njohje dhe më shumë dështime se sa suksese në anëtarësime në forume shumëpalëshe. Imazhi i shërbimit të jashtëm të Kosovës nuk ka qenë asnjeherë më i keq para syve të ndërkombëtarë dhe dëmet që po i bëhen interesave të Kosovës përmes politizimit të skajshëm të këtij shërbimi fatkeqësisht do të jenë afatgjate”, ka shkruar deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat