Albin Kurti kundër bashkimit me Shqipërinë nëse i falet Serbisë kjo pjesë e Kosovës

Aktuale

Albin Kurti kundër bashkimit me Shqipërinë nëse i falet Serbisë kjo pjesë e Kosovës

Nga: P.R Më: 13 gusht 2018 Në ora: 19:16
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ka folur për idenë për shkëmbim territoresh me Serbinë, të cilën kohëvë te fundit ka filluar ta prezantojë presidenti Thaçi.

E kur dihet se në programin e Vetëvendosjes është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, Kurti ka thënë se është kundër nëse duhet t’i falet Serbisë veriu i Kosovës.

“Kufiri ndërmjet Kosovës e Serbisë është kufi i konferencës së Londrës i vitit 1913, atëherë kur ministri i jashtëm britanik Sir, Eduard Grey pat thënë që i bëmë një padrejtësi Shqipërisë për të ruajtur paqen evropiane, mirëpo një vit më vonë ne e dimë që ajo paqe evropiane nuk u përmbajt meqë shpërtheu Lufta e Parë Botërore apo lufta për të përfunduar të gjitha luftërat, siç quhej aso kohe dhe kufiri i tillë natyrisht që nuk është i shqiptarëve. Por ne do të duhej që Kosovën t’ia bashkojmë Shqipërisë nëpërmjet të drejtës për vetëvendosje që shprehet në referendum duke e njohur shtetin e Kosovës. Unë nuk besoj që duhet ta shkatërrojmë shtetin e Kosovës për t’i bashkuar shqiptarët, unë besoj që forcimi i shtetit të Kosovës është në funksion të bashkimit të tij me Shqipërinë. Unë jam kundër që për ta bashkuar Kosovën me Shqipërinë ta falim veriun e Kosovës, Trepçën, Ujmanin apo ta pranojmë ndarjen e qytetit të Mitrovicës. Forcimi i shtetit të Kosovës, përmbyllja e shtetndërtimit, zhvillimi ekonomik, ngritja e Kosovës si të tillë është në funksion të bashkimit me Shqipërinë dhe jo anasjelltas”, ka thënë Kurti në intervistën e tij, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat