Çadezh: Mos zgjidhja e çështjes së Kosovës, Serbia humb 100 miliardë euro në vit

Aktuale

Çadezh: Mos zgjidhja e çështjes së Kosovës, Serbia humb 100 miliardë euro në vit

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 19:25
Marko Çadezh

Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh, thotë se një vonesë tjetër në zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të kthejë shumë mbrapa Serbinë dhe ka të ngjarë të bëhet vendi më i varfër në Evropë.

"Serbia do të humbte së paku 100 miliardë euro në vit", tha Çadezh, një nga autorët e studimit "Kosova - çmimi i mos zgjidhjes", në bazë të së cilës ai bën një prognozë të tillë pesimiste

Sipas tij, ndalimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve jo vetëm që do ta stagnojë Serbinë, por do ta kthejë atë prapa.

"Një skenar i tillë do të çonte në shkatërrimin e ekonomisë sonë, hiperinflacionin, shkatërrimin e infrastrukturës, kriminalizimin e përgjithshëm të shoqërisë, papunësinë e lartë, rënien e standardeve, varfërimin masiv, kolapsin, përkeqësimin e kujdesit shëndetësor, arsimin", shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat