Shpërthen Pacolli: Nga unë kurrë mos keni frikë

Aktuale

Shpërthen Pacolli: Nga unë kurrë mos keni frikë

Nga: N.H Më: 13 gusht 2018 Në ora: 19:32
Behgjet Pacolli dhe Hashim Thaçi

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në Republikën e Kosovës, Behxhet Pacolli, ka reaguar ndaj komentuesve të cilët kanë shprehur dyshime se mos ai kishte shkuar në plazhin e Shëngjinit me buxhet të shtetit, përcjell “Bota sot”.

Ai thotë se, postimet e tij janë të dedikuara ekskluzivisht për miqtë e mi dhe se ata që nuk i duan, nuk janë të detyruar t'i lexojnë.

Tutje ai potencon se nga ai nuk duhet pasur frikë, ngase jeton nga rezultatet e punës së tij.

“Postimet e mia në Fb tim janë të dedikuara ekskluzivisht për miqtë e mi. Ata që nuk i duan, nuk janë të detyruar t'i lexojnë ato. Disa komentues kanë frikë se mos po abuzohet më buxhetin e shtetit! Nga unë kurrë mos keni frikë për këtë çështje, unë jetoj nga rezultatet e punës sime të gjatë dhe të mundimshme! Faleminderit”, ka shkruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat