Dy njerëz të afërt të Veselit e Haradinajt po hetohen nga Prokuroria - Bota Sot
Dy njerëz të afërt të Veselit e Haradinajt po hetohen nga Prokuroria

Aktuale

Dy njerëz të afërt të Veselit e Haradinajt po hetohen nga Prokuroria

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 22:21
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Këshilltari i Kryekuvendarit, Kadri Veseli, Nijazi Kryeziu dhe zëvendësministri i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare sa ishin drejtor në Komunën e Prizrenit, atë botë kur PDK udhëhiqte me këtë komunë.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda ka hapur hetimet ndaj 13 personave, 12 prej tyre dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ata dyshohen se kanë lejuar ndërtime në pronën e hekurudhash “Infrakos”.

Për FRONTAL, prokurori, Petrit Kryeziu ka bërë të ditur se në mesin e tyre gjenden edhe ish drejtorët e komunës.

Kryeziu ka thënë se prokuroria e ka dyshimin e arsyeshëm për këta individ.

Kryeziu tutje thotë se këto hetime do të bëhen me urgjencë.

Njëri prej të dyshuarve, Bujar Nervojaj, i cili ishte drejtor i inspektoratit, e aktualisht është njëri prej zëvendësministrave të kabinetit Haradinaj, përmes një përgjigje në telefon ka thënë se do e dorëzoj detyrën e tij posa të ngritët aktakuza.

Në anën tjetër,  redaksia nuk ka arritur të kontaktoj me Nijazi Kryeziu, këshilltarin e Veselit, i cili është në listën e të dyshuarve në prokurori.

Mbi Kryeziun rëndojnë edhe aktakuza tjera. Ai është në llupën e drejtësisë për rastin “PRONTO”.

E Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pati thënë se nuk do lejon askënd me aktakuza të jetë pjesë e institucioneve qeverisëse.

Në anën tjetër, Kryeministri Haradinaj  në kabinet  i ka tre ministra me aktakuzë, Pal Lekaj, Valdrin Lluka e Besim Beqaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...