Paralajmërimi i rrezikshëm për ndryshimin e kufijve: Lufta ballkanike e pashmangshme! Ja pse Thaçi po e bën këtë?

Aktuale

Paralajmërimi i rrezikshëm për ndryshimin e kufijve: Lufta ballkanike e pashmangshme! Ja pse Thaçi po e bën këtë?

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 14 gusht 2018 Në ora: 09:36
Hashim Thaçi

Akoma nuk është e qartë se pse Kosova po bisedon me Serbinë për ndarje territoriale, shkëmbim territoresh apo korrigjim të kufijve.

Kjo i de e rrezikshme që po e mbështet presidenti Hashim Thaçi nuk është duke u përkrahur nga asnjë shtet demokratik në Botë.

Një ndarje e territoreve, sipas pretendimeve të Thaçit, do të sjelltë një luftë ballkanike dhe regjionale.

Kështu paralajmëron eksperti i sigurisë për gazetën “Bota sot”.

Image
Hajrullah Tërnava

Ish-drejtori i Akademisë së Policisë së Kosovës, eksperti i policisë Hajrullah Tërnava thotë se, Kosova me shpalljen e pavarësisë dhe e njohur nga 116 shtete deri më tani, si dhe me konfirmimin e saj nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që Serbia e kishte ngritur këtë procedurë në këtë gjyq, ku më pas është konfirmuar pavarësia e Kosovës është e bazuar në kritere ndërkombëtare dhe në përputhshmëri të plotë me konditat – kriteret ndërkombëtare juridike, që në bazë të këtyre fakteve e sidomos kur dihet qartë së Kushtetuta e shtetit tonë, në nenin e parë të kësaj, decidivisht thuhet se askush nuk ka të drejt të falë apo ta tjetërsoj asnjë centimetër të territorit të Kosovës ndonjë shteti tjetër.

“Serbia në të kaluarën e saj, e sidomos të luftërave që i ka bërë me Republikat e ish Jugosllavisë, që tani nga ai shtet janë shtatë shtete të pavarura, me shumicën nga ato shtete i ka bërë luftërat dhe është si iniciatorë e atyre luftërave që faktori ndërkombëtar e dinë mirë këtë fakt dhe në mbarimin e luftës me Kosovën, në vitin 1999 në Kumanovë u arrit Marrëveshja e kapitullimit dhe largimit e të gjitha forcave ushtarake paramilitare serbe. Vetëm me këto fakte – argumente që i numërova nuk e kam të qartë pse tani në këto bisedime reciproke Kosovë – Serbi, bisedohet për ndarje të një pjese, apo në mënyrën tjetër për me habit qytetarin thuhet se do të ketë korrigjim të kufijve dhe komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Presheva do të i takojnë Kosovës, kurse veriun nuk do ta japim”, thotë Tërnava për gazetën “Bota sot”.

Ai pyet se çfarë niveli i bisedave qenka ky kur Serbia e kërkon veriun, kurse dy presidentët e shteteve deklarohen se këto negociata dhe marrëveshjet e radhës do të jetë të dhimbshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë?

“Një fakt i lumtur është për Kosovën që Amerika dhe BE, po i mban nën vështrim këto bisedime dhe sikur u pa para disa ditëve Amerika me armatimin modern me helikopterë dhe armë tjera, në ato vende ku u parashihte shpallja e autonomisë së veriut si në Ujman dhe Trepçë, e shtini nën kontrollë dhe u dha me nënkuptua se nuk ka ndarje të pjesëve të Kosovës. Krejt në këtë ndarje kanë hile Rusia dhe Serbia, por edhe shteti i Francës që në disa momente bëhet i shurdhër dhe nuk reagon qartë si aleatët e saj të NATO-s, dhe më këtë len me nënkuptua miqësinë e tyre me Serbinë”, shton ai.

Sipas tij, presidenti Hashim Thaçi, duket sikur me qenë në panikë dhe shpeshherë sillet ashtu sikur me e pas humbur busullën.

Ai thotë se Thaçi dikur thoshte se, “unë e çlirova Kosovën”, por, tani sikur këto pjesë të Kosovës fare nuk po i dhimbsen dhe lehtë po donë me ua falë Serbisë.

“Megjithatë, kjo panikë që e ka kapluar atë, e ka edhe një prapavijë që mbi supet e tij po rrinë Gjykata Speciale, dhe ndoshta njeriu donë me i shpëtua këtij gjyqi me falje të disa komunave Serbisë. Kjo situatë e krijuar tani me këto bisedime, mund të i kushtoj shumë jo vetëm Kosovës, por edhe regjionit, sepse çdo ndarje e ndonjë pjese të Kosovës, do të thotë një luftë me përmasa shumëdimensionale, një luftë Ballkanike e në kontekstin ma ekstrem edhe një luftë botërore”, thotë eksperti Tërnava.

Ai shton se, faktori ndërkombëtar duhet me i vëzhgua këto bisedime për së afërmi dhe ta kushtëzoj Serbinë, që si shtet që i ka bërë këto luftëra dhe gjenocide të shumta në të kaluarën jo të largët, si kusht kryesor dhe të pamohueshëm ta njeh pavarësinë e Kosovës për hyrje në BE.

“Sikur të ia falte pjesët territoriale që po i kërkon Serbia, do të zvogëlohej shumë në përgjithësi territori i Kosovës, por Serbia do të insistonte edhe në Asociacion e Komunave tjera serbe që do të mbetshin si pjesë territoriale të Kosovës, do ta bënte Kosovën jofunksionale. Kjo ndarje do të sillte në këtë regjion luftëra të tjera dhe për shtetet për rreth sikurse e shpjegova edhe më lartë”, përfundon eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Se, ndryshimi i kufijve do të sjelltë luftë e ka thënë edhe ish - deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj.

Ai ka theksuar se, kufijtë mund të ndryshojnë vetëm me luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat