Tim Judah: Zbulon se si do të veprohet pas deklaratës së kancelares Merkel për mosndryshim kufijsh

Aktuale

Tim Judah: Zbulon se si do të veprohet pas deklaratës së kancelares Merkel për mosndryshim kufijsh

Nga: N. Sh Më: 14 gusht 2018 Në ora: 10:36
Tim Judah

Gazetari dhe njohësi i çështjeve ballkanike, Tim Judah është përfshirë në debatin që po zhvillohet lidhur me mundësinë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Judah në një postim në Twitter potencon faktin se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dalë fuqishëm kundër shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Merkel ka dalë fuqishëm kundër shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës. Derisa krahu i administratës së Trumpit duket se kanë inkurajuar Vuçiqin dhe Thaçin për ta diskutuar këtë çështje, do të jetë interesante të shihet se çfarë do të bëjnë tani. Kush do të dëgjohet?”, shkruan Judah.

Ndryshe, lidhur me këtë postim të Judah ka shkruar edhe analisti Daniel Serwer, i cili thotë se mbështet qëndrimin e kancelares gjermane, Merkel.

Një ditë më parë, Merkel ka thënë se nuk mund të ketë ndryshime kufijsh në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo këto komente i ka bërë pas takimit me kryeministrin e Bosnjës, Denis Zvizdiq, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në rajon.

“Ne u pajtuam mbi tri çështje, të cilat janë mbi të gjitha të tjerat: çështja e parë është integriteti territorial i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo është një gjë e shenjtë dhe këtë duhet ta përsërisim gjithherë, sepse ka gjithmonë përpjekje për të diskutuar mbi kufijtë. Këtë ne nuk mund ta bëjmë. Nga kjo varet edhe ardhmëria evropiane e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Dhe Bosnjë e Hercegovina aspirojnë statusin e vendit kandidat për anëtarësim”, citohet të ketë thënë Merkel.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë me idenë për korrigjim të kufijsh, që sipas tij nënkupton jo ndarje të Kosovës, por bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat