A po i falë Thaçi tokë Serbisë? Dioguardi tregon arsyet dhe frikën e presidentit

Aktuale

A po i falë Thaçi tokë Serbisë? Dioguardi tregon arsyet dhe frikën e presidentit

Nga: N. Sh Më: 14 gusht 2018 Në ora: 13:28
Joe Dioguardi, Thaçi dhe Haradinaj

Ish-kongresistit amerikan, Joe Dioguardi, miku i madh i shqiptarëve është shprehur i zhgënjyer me gjendjen aktuale në Kosovë.

Ish - kongresmeni amerikan Joe Dioguardi i cili ka kushtuar një vëmendje të jashtëzakonshme çështjes shqiptare përgjatë gjithë karrierës së tij politike por edhe në ditët e sotme, së fundmi i është përkushtuar asaj që po ndodh me idenë e ngritur për shkëmbime territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Miku i shqiptarëve, për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se, këto lidhen me Gjykatën Speciale për krime të luftës në Kosovë, gjykatë kjo e cila mund ta marrë presidentin Hashim Thaçi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai tutje shton se, ky është shkaku që Hashim Thaçi mundet dhe është i gatshëm të bëjë lëshime ndaj serbëve.

“Pra, së pari duhet thënë që, dhe këtë do ta dëgjosh nga Shirley dhe gjithkush tjetër, ne nuk duhet të flasim derisa Serbia të thotë se ne e njohim pavarësinë e Kosovës. Pasi kjo të ndodhë, tregohet se kemi mirëbesim mes palëve. Serbia ka një arsye përse duhet ta bëjë këtë, pasi dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Dhe BE ia ka thënë Serbisë: Duhet të tregohesh fqinj i mirë. Nëse nuk je fqinj i mirë, mos e mendo se do të bëhesh pjesë e Bashkimit Evropian. Serbët janë fqinj të tmerrshëm për shqiptarët. Ata gënjejnë, ata trazojnë ujërat, ata manipulojnë dhe kanë politikanë në Shqipëri dhe veçanërisht në Kosovë, dhe mund të përmend emrat e tyre, si Thaçi dhe Haradinaj, që kanë strategjinë e tyre vetjake, bazuar në atë që beson partia e tyre, në atë që ata besojnë. Nuk është ajo që njerëzit duan. Pra, deri tani ne nuk e dimë. Thaçi mbi të gjithë, është i shqetësuar se shkon si i pandehur në Gjykatën e Hagës apo në Gjykatën Speciale dhe kështu që ai është i gatshëm për të bërë lëshime”, shprehet Dioguardi në një intervistë dhënë mediave shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat