Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Deda ka thënë se të njëjtin mendim për ndryshimin e kufjeve sikurse të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi kishin edhe Sllobodan Millosheviqi dhe Franjo Tugjman.
Për më tepër, ai përmes një postimi në Facebook e ka vënë në pikëpyetje kontributin e Thaçit në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Postimi i plotë:
Sllobodan Millosheviqi dhe Franjo Tugjman mendonin njejtë si Thaçi sot, që “Perëndimi do ta përkrahë çdo marrëveshje bilaterale pë ndryshim kufijsh” në ish-Jugosllavi.
Pas gjithë atyre viktimave, shkatërrimeve dhe krimeve më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore, kufijtë mbetën ashtu siç ishin. Të tillë edhe do të mbesin.
E Thaçi, as që do të jetë akter në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.