“Hashim Thaçit asnjëherë nuk i pret sakica në një vend!”

Aktuale

“Hashim Thaçit asnjëherë nuk i pret sakica në një vend!”

Nga: A.M. Më: 14 gusht 2018 Në ora: 20:40
Bilall Sherifi

Shefi i Grupit Parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi  ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçit asnjëherë nuk i pret sakica në një vend.

Për më tepër, ai në një postim në  Facebook se presidenti Thaçi, në cilësinë e Presidentit të Kosovës, “mund të shpresojë të krijohet enkas për të një çmim i “Njeriut që asnjëherë nuk i pret sakica në një vend”!

Postimi i plotë:

Hashim Thaçit asnjëherë nuk i pret sakica në një vend!

Gjatë të ashtuquajturave “bisedime teknike” me Serbinë, Hashim Thaçi, në cilësinë e kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, bëri përpjekje titanike që së bashku me kryeministrin e asaj kohe të Serbisë, Ivica Daçiqin të marrin çmimin Nobel për Paqë! 
Të gjithë e dimë se në të njëjtën mënyrë siç dështuan “bisedimet teknike”, dështoi edhe përpjekja për të marrë çmimin Nobel për Paqë!

Përmes ndryshimit të qëndrimeve të veta, nga “Përmbyllja e dhembshme e fazës finale të dialogut me Serbinë” në të ashtuquajturin “Korrigjim të Kufirit pa i lëvizur aspak kufijtë”(!), Hashim Thaçi, në cilësinë e Presidentit të Kosovës, mund të shpresojë të krijohet enkas për të një çmim i “Njeriut që asnjëherë nuk i pret sakica në një vend”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat