“Kufijtë shkruhen me fjalë por ndryshohen me plumba”, Thaçi i përgjigjet ambasadorit britanik

Aktuale

“Kufijtë shkruhen me fjalë por ndryshohen me plumba”, Thaçi i përgjigjet ambasadorit britanik

Nga: P.R Më: 14 gusht 2018 Në ora: 22:11
Hashim Thaçi dhe Ruairi O’Connel

Ambasadori i Britanisë, Ruairi O’Connel, në njërën nga intervistat e tij, deklaroi se "Kufijtë shkruhen me fjalë, por ndërrohen me plumba”.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai përmes një postimi në twitter, ka shkruar se korrigjimi i kufijve do të bëhet me fjalë dhe me proces paqësor.

“Korrigjimi i kufijve të gjatë rreth 400km në mes Kosovës dhe Serbisë do të bëhet me dialog, do të shkruhet me fjalë dhe në një proces paqësor. Larg nga bisedat për armiqësitë, plumbat ose luftën. Këto ide janë të huaja dhe duhet të refuzohen nga të gjithë”, ka shkruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, përcjellë “Bota sot”.

E kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, edhe kancelarja gjermane, Agela Merkel, ka kundërshtuar ndryshimin e kufijve në Ballkan.

“Kufijtë dhe integriteti territorial i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor janë të krijuara (vendosura) dhe janë të paprekshme. Kjo duhet të përsëritet shumë herë sepse ka disa tendenca të bisedohet për kufij, dhe kjo nuk mund të bëhet”, u shpreh një ditë më parë Angela Merkel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat