Refuzohet ankesa kundër caktimit të masës së paraburgimit për Pjetër Nrecaj - Bota Sot
Refuzohet ankesa kundër caktimit të masës së paraburgimit për Pjetër Nrecaj

Aktuale

Refuzohet ankesa kundër caktimit të masës së paraburgimit për Pjetër Nrecaj

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 10:09
Pjetër Nrecaj dhe bashkeshortja e vrare

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin Pjetër Nrecaj.

Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 10.08.2018.

Jetër Nrecaj. po dyshohet nga ane e prokurorisë se  ka kryer veprat penale “Vrasje e rendë” nga neni 179, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 dhe 1.11, si dhe veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve” nga neni 374, paragrafi 1, i te njëjti kod.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...