Rritet numri i ankesave të konsumatorëve, tetë ankesa vetëm për banka

Aktuale

Rritet numri i ankesave të konsumatorëve, tetë ankesa vetëm për banka

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 11:57
Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit

Është rritur numri i ankesave në Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Ministrinë e tregtisë dhe Industrisë.

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit mbajt konferencë për media lidhur me aprovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit nga Parlamenti i Kosovës, për realizmin e programit për mbrojte dhe zgjerimi i Këshillit me anëtar të ri për mbrojtje të konsumatorit.

Kryetari  i Këshillit, Sherif Fejzullahu tha se ky këshill ka një mision për vetëdijesimin e konsumatorëve për raportimin e abuzimit  ndaj konsumatorit.

 “Ligji i miratuar garanton konsumatorin për ruajtjen e shëndetit të tyre”, ka thënë ai duke shtuar se ka shtim të ankesave për 70 përqind nga ana e konsumatorëve për abuzim ndaj konsumatorëve.

Sipas tij 142 ankesa janë pranuar për gjashtë muajt e fundit. Ai k shtuar se është obligim ligjor që vetëdijesimi i konsumatorëve të futet në programe mësimore nëpër shkolla.

 “Më së shumti ka ankesa ndaj autoritetit të shërbimeve elektronike, postare dhe vetëm ndaj Bankës Qendrore të Kosovës tetë ankesa, ndaj autoriteteve për shërbime të ujit, të energjisë dhe të tjera”, ka thënë Fejzullahu.

 Anëtari i këtij Këshilli në MTI, Selatin Kaçaniku njëherësh edhe kryetar i shoqatës’ Konsumatori’, ka folur për ligjin në fjalë dhe për gjendjen aktuale të konsumatorëve.

Ai vlerësoi se  ligji garanton sigurinë e konsumatorëve. Ky Këshill ka shtatë anëtarë aktualisht dhe së shpejti do të jenë pjesë edhe disa përfaqësues të shoqërisë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat