O’Connell: Politikanët e Kosovës të përfshirë në shpëlarjen e parave

Aktuale

O’Connell: Politikanët e Kosovës të përfshirë në shpëlarjen e parave

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 12:02
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, në intervistën e dhënë për Frontal ka shprehur shqetësimin e tij ndaj dukurisë së shpëlarjes së parasë në Kosovë. Diplomati nga Britania me mision në Kosovë ka thënë se shumë politikanë mund të jenë të përzier në këtë çështje.

Ai ka bërë thirrje që çdo rast të raportohet.

“Nuk flasim për mbrojtjen e investitorëve. Nuk flasim për dështimet në sistemin e arsimit. Pra, d.m.th., është shumë e rëndësishme që qytetarët duan që politikanët të kenë fokus atje, duhet të kërkojnë që politikanët të marrin përgjegjësi për çështjet kombëtare, por më shumë të shfrytëzojnë retorikën për procese të brendshme”, është shprehur O’Connell. 

Ai ka vënë dyshime edhe te pasuria e shumë politikanëve në Kosovë.

“Çështja e pasurisë së pashpjegueshme në Kosovë është çështje që mund të krijohet. Fatkeqësisht, sjelljet e qytetarëve të Kosovës na tregojnë që ata pranojnë kriminalitetin në politikë. Nëse dini që një parti është e përfshirë në krimin e organizuar atëherë ata e përkrahin këtë. Nëse e përkrahni dikë që është kriminel, atëherë ju jeni pjesë e një rrjeti kriminal”, ka thënë ai.  

Madje, ai ka thënë se qytetarët duhet të ndihem përgjegjës për situatën të cilën po ndodhë. O’Connell ka bërë të ditur që ndryshimi është në duart e secilit qytetar të Kosovës. 

“Kulturën e Kosovës e kuptoj shumë mirë. Por ata duhet të ndihen përgjegjës se çfarë po ndodh në këtë vend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat