“Shqiptarët bijë të osmanlinjeve”, ja reagimi i Fadil Kajtazit, flet për stërgjyshet e dhunuara osmane! - Bota Sot
“Shqiptarët bijë të osmanlinjeve”, ja reagimi i Fadil Kajtazit, flet për stërgjyshet e dhunuara osmane!

Aktuale

“Shqiptarët bijë të osmanlinjeve”, ja reagimi i Fadil Kajtazit, flet për stërgjyshet e dhunuara osmane!

Nga: N.Sh Më: 15 gusht 2018 Në ora: 20:50
Gëzim Kelmendi

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi ka reaguar ndaj deklaratave të Gëzim Kelmendit i cili tha se “shqiptarët janë bijë të osmanlinjeve”.

Kajtazi thotë se nuk duhet me u hidhëru nga ata që e pranojnë se janë racë osmane.

“...dhe ka të drejtë Gëzim Kelmendi dhe bashkëmendimtarët e tij të pretendojnë prejardhjen osmane, por ai, dhe ata si ai duhet ta dinë, ose e dinë se vija gjenalogjike osmane e tyre burimin e ka te stërgjyshet e tyre të dhunuara nga akexhinjët osman”, thotë Kajtai shkruan gazeta “Bota sot”.

Ja positmi i plotë:

Mos u hidheroni për ata që pranojnë se janë race e osmanlive.

Sipas burimeve historike osmane ("Lufta shqiptaro-turke e shekullit XV, burime osmane), pjesa më e madhe e kronistëve osman që përshkruajn depërtimin e ushtrisë osmane në trojet shqiptare, përmendin asgjësimin e fshatrave dhe qyteteve të tëra, asgjësimin e kulturave bujqësore, kanaleve të ujitjes dhe asgjësimin e popullatës. Pjesa më e madhe e përshkruajn këtë llahtari duke thënë se "burrat i shpumë me hangjar, kurse fëmijet dhe grat i morrëm". S'ka dyshim ky gjenocid është shoqeëruar edhe me dhunime, sikurse ky i fundit nga serbët. Dhe ka të drejte Gëzim Kelmendi dhe bashkëmendimtarët e tij të pretendojnë prejardhjen osmane, por ai, dhe ata si ai duhet ta dinë, ose e dinë se vija gjenalogjike osmane e tyre burimin e ka te stergjyshet e tyre të dhunuara nga akexhinjet osman.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...