Zgjidhja Kosovë-Serbi: Cili ishte “Plani i Berlinit” në vitin 2012 që vazhdon të mbetet në fuqi?!

Aktuale

Zgjidhja Kosovë-Serbi: Cili ishte “Plani i Berlinit” në vitin 2012 që vazhdon të mbetet në fuqi?!

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 20:54
Hashim Thaçi, Angela Merkel dhe Aleksandar Vuçiq

Në shtator të vitit 2012, përfaqësuesi i lartë i partisë së Angela Merkelit, Andreas Schockenhoff kishte mbërritur në Beograd.

Njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të kancelares gjermane që vdiq në vitin 2014, kishte paraqitur një plan për zgjidhjen e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pikëpamje e cila në Gjermani, vazhdon të mbetet në fuqi.

Përkujtimi i këtij planit të vitit 2012 në këtë kohë është i nevojshëm sidomos pas deklaratës së Merkelit e cila doli kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Ky dokument që sot po përmendet nëpër mediat serbe, njihet me titull “kuadri original i dialogut politik”, në kuadër të projektit për “negociatat mbi marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Andreas Schockenhoff deputet në Bundestagun gjerman dhe aleat i Merkel, njoftoi një plan shtatë pikësh të kushteve të cilat Serbia duhet t’i pëmbushë para se të synojë rrugën për në BE. Në shtator të vitit 2012 Schockenhoff kishte vizituar Beogradin. Thelbi i planit shtatë pikësh ka pasur disa kritere: kushti i pestë kërkoi fillimin e një procesi vendimtar të shpërbërjes së strukturave paralele në administratën e Kosovës”, thuhet në raportin e publikuar sot nga mediat serbe.

Image
Andreas Schockenhoff

Tutje në këtë plan të Gjermanisë kërkohej marrëveshja historike dhe përfundimtare me Kosovën.

“Pika e shtatë kërkoi normalizimin juridikisht të detryueshëm të raporteve me Kosovën, me qëllim që Kosova dhe Serbia të jenë në përputhje me marrëveshjet e BE-së”, thuhet në këtë dokument.

Kjo kërkesë u shtrua duke mos përmendur në asnjë moment mundësinë e ndryshimit të kufijve, temë për të cilën Gjermania është edhe sot kundër.

Gjatë konferencës për shtyp që e kishte mbajtur deputeti gjerman, kishte theksuar se “çështja e kufijve të jashtëm të BE-së duhet të jetë gati deri në kohën e pranimit të Serbisë në këtë institucion”.

Schockenhoff qysh para 6 vitesh kishte kërkuar që dy shtetet të arrijnë një marrëveshje me shkrim, e cila do t’i hapte rrugën Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Për ne është e rëndësishme që të vihet deri te një deklaratë e përbashkët me shkrim para fillimit të negociatave për anëtarësim në BE. Kështu marrëveshja para fillimit të negociatave, do të kishte pak hapsirë për manovrim”, kishte thënë krahu i djathë i Angela Merkel.

Qysh në atë kohë Berlini zyrtar kishte bërë me dije Serbisë se veriu nuk iu takon atyre. Gjermania kërkonte marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit për energjinë, telekomunikacionin dhe tema tjera.

“Pritet gjithashtu një marrëveshje për energjinë dhe telekomunikacionin. Gjermania pret edhe heqjen e strukturave paralele. Berlini dëshiron që Beogradi të ketë ndikim te serbët e Kosovës që ata të bashkëpunojnë me EULEX-in dhe KFOR-in. Veriu nuk është pjesë e Serbisë, por Beogradi ka ndikim të rëndësishëm. Presim që Beogradi ta përdor ndikimin e vetë që serbët të jenë të afërt me EULEX-in dhe KFOR-in”, kishte thënë Schockenhoff.

Edhe aso kohe përfaqësuesi i Berlinit zyrtar nuk kishte përmendur direkt njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Nuk është e nevojshme të përdrorim fjalë të vështira. Prandaj nuk po e përmendi fjalën njohje, sepse e dijmë se çfarë nënkupton sot në Serbi. Ne po përpiqemi ta gjejmë një zgjidhje ideale”, kishte deklaruar Schockenhoff.

Në atë kohë këto deklarata i kishte komentuar edhe politikani serb që u vra në fillim të vitit në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Ai kishte thënë se deklarata e tilla janë vija të kuqe për shtetin serb.

“Kërkesat gjermane janë vija të kuqe për Serbinë. Këto kushte nuk i kemi pritur. Gjermania është një nga shtetet që e ka njohur Kosovën, por këto kërkesa janë absurde”, kishte thënë Oliver Ivanoviq.

Ditëve të fundit kundër mundësisë së ndryshimit të kufijve kanë dalur edhe shumë zyrtarë tjerë ndërkombëtar.

Carl Bildt, Daniel Server, Wolfgang Ischinger kanë bërë të ditur se hapja e kufijve në Ballkan, do të ishte e rrezikshme.

Kjo mundësi po pëlqehet tashmë ne Beograd, dhe po përmendet edhe nga Thaçi. Si mundësi që Lugina t’i bashkohet Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat