“Merkel mbyll debatin e provokuar nga treshja Thaçi, Vuçiq dhe Daçiq”

Aktuale

“Merkel mbyll debatin e provokuar nga treshja Thaçi, Vuçiq dhe Daçiq”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 15 gusht 2018 Në ora: 20:52
Angela Merkel

“Serbia përmes idesë së ndryshimit të territoreve me Kosovën dëshiron të hapë ‘Kutinë e Pandorës’ për të inkurajuar pavarësinë e Republika Srpskas dhe përmes saj, krijimin e shtetit të dytë serb në Ballkan. Ndryshe Hashim Thaçi mbetet i vetmi politikan në rajon (krahas Vuqiqit dhe Dodikut) që përkrahë këtë politikë të rrezikshme për Kosovën dhe
rajonin”. Kështu vlerëson politologu, Faik Krasniqi.

Image
Faik Krasniqi

Ai ka thënë për “Bota sot”, se deklarata e Angela Merkel që nuk do të preken kufijtë në Ballkan, e mbyll debatin e provokuar nga treshja Thaçi, Vuciq dhe Daciq.
 
Sipas tij, SHBA dhe BE-ja nuk lejojnë assesi aventura të tilla Ballkaneske, pasi hapja e ‘Kutisë së Pandorës’ do t'i lëvizte kufijtë në gjithë globin.

“Prandaj ky debat shterpe dhe i përditshëm i Thaçit, nuk është gjë tjetër veçse për pak vëmendje dhe tentim faktorizimi në politikën Ballkanike”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat