Avokati i njohur e zbulon arsyen e vërtetë: Blakaj s’dha dorëheqje nga kërcënimet

Aktuale

Avokati i njohur e zbulon arsyen e vërtetë: Blakaj s’dha dorëheqje nga kërcënimet

Nga: N.Sh Më: 15 gusht 2018 Në ora: 21:55
Prokurori Elez Blakaj

Avokati Besnik Berisha nuk beson që ishte shkaktari kryesor kërcënimi apo ngritja e aktakuzës së profilit të lartë të prokurorit Elez Blakaj, i cili ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Berisha thotë se,  Blakaj ka vendosur të largohet nga Kosova për një të ardhmë më të mirë për të dhe familjen e tij.

Sipas tij, nuk ishte që u frikësua për sigurinë e tyre, por për pasigurinë për të ardhmen e tyre, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i juristit Besnik Berisha:

Si shume me seriozitet e kemi marre kete doreheqjen e Prokurorit te Prokurorise Speciale, z. Elez Blakaj, anipse akoma nga ai nuk e kemi te konfirmuar arsyen e vertete te doreheqjes se tij.

Duke e njohur personalisht z. Blakaj, une nuk besoj aspak se shkaku i doreheqjes se tij eshte ndonjeri nga kercenimet qe po permenden ne media, e as shkaku i ngritjes se aktakuzes se profilit te larte, e cila duket qe se paska pa driten akoma.

Besoj se z. Blakaj ka vendosur te largohet nga Prokuroria, rrjedhimisht nga Kosova, per nje te ardhme me te mire per veten dhe familjen e tij, njejte sic kane vepruar edhe shume zyrtare policore nder vite, jo nga frika per sigurine e tyre, por nga pasiguria per te ardhmen e tyre.

Largimi i z. Blakaj eshte humbje per te gjithe ata qe besuan dhe investuan ne edukimin dhe avansimin profesional te tij, por sigurisht se si cdokush tjeter, edhe z. Blakaj eshte i zevendesueshem dhe do zevendesohet se shpejti.

Te gjithe mund te bejme me shume per nje sistem te drejtesise me te mire se ky qe kemi..!

Ndryshe, është raportuar se prokurori Blakaj ka shkuar në Amerikë, atje edhe ku ka studiuar kohë më parë.

Në një fotografi të publikuar në media, shihet ai bashk me familje në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat