Ish-Avokati i Popullit paralajmëron bombën: Ja kur ndodh shpërthimi

Aktuale

Ish-Avokati i Popullit paralajmëron bombën: Ja kur ndodh shpërthimi

Nga: N.Sh Më: 16 gusht 2018 Në ora: 00:18
Zyra e Avokatit të popullit

Ish-Avokati i Popullit, tani deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi për dorëheqjen e prokurorit Elez Blakaj thotë se është vetëm ikja e parë isntitucionale e sistemit të drejtësisë nga ngulfatja e krimit politik.

Ai shton se kjo është vetëm bomba e parë e klaneve mafioze pronto-grande, e cila do të shpërthej me daljen e emrave, e sipas tij, duke filluar nga Aleksander Lumezi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Po vlon, po vlon!

Dorëheqja e prokurorit të Prokurorisë Specilale është vetëm ikja e parë institucionale e sistemit të drejtësisë nga ngulfatja prej krimit të institucionalizuar politik.

Bomba e kurdisur nga klanet mafioze pronto-grande, vetëm i është hequr siguresa gabimisht me qëllim. Eksplodimi është hapi i parë i ardhshëm, i paevitueshëm, kur të dalin emrat e përvetshëm, duke filluar nga kryeprokurori Aleksandër Lumezi. Vera e ftohtë me lagështi nuk ka si të jetë ndryshe veçse si vjeshta e nxehtë përvëluese.

Drejtësia e ngulfatur nga kapja politike është krim. Krimi do ndëshkim. Vetëm ndëshkimi nga populli është çlirim.

#Drejtësiafrikacakeështëkrim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat