Gjatë ditës se djeshme, ka dhënë dorëheqje nga pozita e prokurorit të prokurorisë speciale, Elez Blakaj, i cili ka thënë se ka marr shumë kërcënime. Blakaj, që ishte duke hetuar dhe kishte ngritur aktakuzë për manipulimin e listave me veteranë pas dorëheqjes është zhvendosur në Amerikë.
E sot, profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, ka bërë një propozim interesant.
Ai ka shkruar se në vend të tij të zgjidhet Naim Miftari, ish pjesëtar i UÇK-së dhe SHIK-ut, dhe njëri ndër kritikuesit më të mëdhenj i Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
“Ky është një trim i madh që nuk i frikohet askujt, bile Hashim Thaçin nuk e banë hesap as për pesë parë le ma Kadri Veselin dhe Ramush Haradinaj që nuk bimë për ta që janë gjallë. Nuk mund ti delë përpara as Klani i Togerit, as Klani Printe, ell ma Xhavit Haliti nuk guxon as çik më i ba”, shkruan ndër tjerash Maxharraj, përcjellë “Bota sot”.
Ky është postimi i plotë:
Nga tuta paska dhanë dorëheqje prokurori Elez Blakaj.
Në vend të tij unë publikisht e propozoi :
NAIM MIFTARIN.
Ky është një trim i madh që nuk i frikohet askujt, bile Hashim Thaçin nuk e banë hesap as për pesë parë le ma Kadri Veselin dhe Ramush Haradinaj që nuk bimë për ta që janë gjallë. Nuk mund ti delë përpara as Klani i Togerit, as Klani Pronto, ell ma Xhavit Haliti nuk guxon as çik më i ba.
Pra Naimi i plotëson të gjitha kushtet morale për tu zgjedhë prokuror në vend t Elez Balaj, sepse vetëm ky mundët më e kry detyrën pa u frikësu nga askush, dhe më garancion së do ti nxjerrë para gjyqit të gjithë ata që e kanë kapë shtetin për fyti dhe po donë më e plasë që e kanë vjedhë e plaçkitë dhe janë pasuri pa meritë.