Hoti tregon çfarë duhet të ndodhë para marrëveshjes finale me Serbinë, përmend propozimet kontraverse të Thaçit

Aktuale

Hoti tregon çfarë duhet të ndodhë para marrëveshjes finale me Serbinë, përmend propozimet kontraverse të Thaçit

Nga: A.M. Më: 16 gusht 2018 Në ora: 10:19
Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se mosmarrëveshjet në politik janë thelluar kohëve të fundit, sidomos nga propozimet kontraverse dhe çorientuese të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Për më tepër, përmes një postimi në Facebook, Hoti është shprehur se “Marrëveshjen politike duhet ta arrijmë gjithsesi përbrenda institucioneve, por vetëm kur ato vishen me legjitimitet demokratik dhe ta kenë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës të shprehur me votën e lirë”.

Postimi i plotë:

Para se t’i normalizojmë raportet me Serbinë, gjë që është synim dhe përcaktim yni i koordinuar edhe me bashkësinë ndërkombëtare, së pari duhet të kemi institucione normale demokratike të një shumice solide dhe funksionale në Kuvend. Pa e tejkaluar këtë mangësi, që po prodhon defekte në politikbërje, ne vetëm do të zhytemi edhe më shumë në gjendje jo normale juridike dhe politike.

Mosmarrëveshjet në spektrin tonë politik janë thelluar kohëve të fundit, sidomos nga propozimet kontraverse dhe çorientuese të Presidentit Thaçi. Ato nuk mund të tejkalohen me këtë mungesë korrektësie në qasje e komunikim.

Marrëveshjen politike duhet ta arrijmë gjithsesi përbrenda institucioneve, por vetëm kur ato vishen me legjitimitet demokratik dhe ta kenë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës të shprehur me votën e lirë.                                  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat