Publikohet aktakuza ndaj zinxhirit komandues i mashtrimit në emër të UÇK-së, ja të akuzuarit

Aktuale

Publikohet aktakuza ndaj zinxhirit komandues i mashtrimit në emër të UÇK-së, ja të akuzuarit

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

38 milionë e 882 mijë e 400 euro për një vit i kushtojnë buxhetit të shtetit 19.060 ”veteranët e rrejshëm”, të cilët i ka identifikuar prokurori special i dorëhequr ditë më parë, Elez Blakaj.

Në aktakuzën e cila është nënshkruar nga tashmë ish-prokurori Blakaj, janë akuzuar 12 persona. Aktakuza që ka 64 faqe është ngritur më 11 korrik 2018. Ka numër protokolli PPS.nr.12-2018, shkruan koha.

Të akuzuar janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.

Të gjithë këta, si anëtarë të Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit dhe të internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “në cilësinë e personave zyrtarë, me dashje kanë tejkaluar kompetencat e tyre, si dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që t’ua mundësojnë personave të tjerë të përfitojnë kundërligjshëm në vazhdimësi në dëm të buxhetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në aktakuzën e nënshkruar nga prokurori i rastit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat