Kurti ironizon me Thaçin rreth konferencave për shtyp

Aktuale

Kurti ironizon me Thaçin rreth konferencave për shtyp

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 12:56
Albin Kurti

“Çlirimi i Kosovës Lindore me konferenca shtypi?”, kështu po pyet lideri i Lëvizjes Albin Kurti, i cili në një postimin e tij të fundit në profilin e tij në Facebook ka ironizuar me presidentin Hashim Thaçi dhe thirrjeve të tij për konferenca për shtyp.

Kurti ka cituar një deklaratë të Thaçit, dhënë para dy jave në një nga konferencat për media, dukë thënë se Thaçi po tenton të fajësojë të tjerët për dështimet e tij.

“Nuk dua të tringëlloj aspak pesimist, por më duhet të theksoj, për hir të opinionit publik, se në rast se dështoj duke bërë këtë përpjekje historike, unë nuk do të jem i turpëruar se kam bërë përpjekje për të korrigjuar këtë padrejtësi historike. Por nuk mund të them se fatin e njëjtë do ta kenë shumë të tjerë të cilët pa asnjë argument qoftë politik, qoftë historik hezitojnë të rradhiten në anën e së drejtës", kishte thënë Thaçi.

 “Kështu pat deklaruar Presidenti Thaçi në konferencën për medie para dy javëve. Pra, ai tashmë e ka menduar se kë dhe si do ta fajësojë pas dështimit. Më të hollësishëm e ka planin për shpërndarje faji pas dështimit sesa vetë propozimin për ‘korrigjim të kufirit’. Është përgatitur mirë ky President, që të dështojë. Zaten s'ka mundur ndryshe: lufta e UÇPMB-së nuk mjaftoi për të na e çliruar e bashkuar Kosovën Lindore kurse Presidenti do që ta arrijë këtë me konferenca shtypi”, ka shkruar Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat