A ishte komandant i brigadës “Hasan Prishtina”? Ja përgjigjja e Gani Gecit

Aktuale

A ishte komandant i brigadës “Hasan Prishtina”? Ja përgjigjja e Gani Gecit

Nga: P.R Më: 17 gusht 2018 Në ora: 14:10
Gani Geci

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalijaj, sot ka thënë se Brigada fantome “Hasan Prishtina”, për të cilën në aktakuzën nga prokurori Blakaj thuhet se është shpikë në vitin 2016, për komandant ka pasur Gani Gecin.

“Kur kanë ardhë në komision janë paraqit se e kanë pas komandant Gani Gecin, edhe kjo brigadë ka operu në zonën e Drenicës”, ka thënë Demaliaj.

Por, Gani Geci në një prononcim për “Bota sot”, e ka mohuar kategorikisht këtë.

“Nuk jam unë i përfshimë në këtë. Rren është krejt, kurrë askush nuk ka shku ne emër tem aty. Kurrë as nuk me ka vet kush për atë punë as kurrkush nuk u shku. kjo është një propagandë e hajnave”, ka thënë Geci për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, në media është publikuar aktakuza e plotë, ku të akuzuar për këtë rast nga prokurori i dorëhequr Blakaj janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat