Demaliaj demanton veten, thotë se të përfshirë në brigadën “Hasan Prishtina” ishin familjarë të Gani Gecit

Aktuale

Demaliaj demanton veten, thotë se të përfshirë në brigadën “Hasan Prishtina” ishin familjarë të Gani Gecit

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 15:31
Shkumbin Demaliaj

Shkumbin Demaliaj, deputeti i AAK-së, i cili është pjesë e aktakuzës që e përpiloi prokurori i sapodorëhequr, Elez Blakaj, për veteranët e rrejshëm ka folur për ekzistimin e brigadës “Hasan Prishtina”, për të cilën fillimisht tha se komandant i saj ishte Gani Geci. Demaliaj, duke demantuar veten, tash thotë se në udhëheqësi të kësaj brigade ishte familja e Gani Gecit.

Në aktakuzën e prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj, flitet për një brigadë, të quajtur “Hasan Prishtina”, për të cilën thuhet në aktakuzë se u shpik në vitin 2016 nga veteranët e rrejshëm. Për po këtë brigadë, deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka thënë se komandant i saj ishte Gani Geci.

Por pas publikimit të lajmit, Demaliaj reagon sërish se fjalën e kishte për familjen e Gani Gecit dhe jo për vetë Gani Gecin si komandant.

“Në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes është diskutu në komision se familja e Gani Gecit janë në këtë brigadë”, tha Demaliaj.

Në aktakuzë përshkruhet se brigada “Hasan Prishtina” ishte dëgjuar për herë të parë vetëm në vitin 2016.

Të akuzuar për këtë rast nga prokurori i dorëhequr Blakaj janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat