Milaim Zeka tregon se a ka ekzistuar brigada “Hasan Prishtina”, i thotë edhe disa informacione të tjera

Aktuale

Milaim Zeka tregon se a ka ekzistuar brigada “Hasan Prishtina”, i thotë edhe disa informacione të tjera

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 17 gusht 2018 Në ora: 18:16
Milaim Zeka

Pas skandalit të manipulimeve me listat e veteranëve, ka folur për “Bota sot” ish gazetari i luftës, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka.

Ai i quan turp i shqiptarëve të gjithë ata që kanë manipuluar me ato lista, ndërsa thotë se për brigadën “Hasan Prishtina” që u përmend sot, nuk ka dijeni.

“Njerëzit që kanë manipuluar me listat e veteranëve, janë turpi i shqiptarëve, turpi i Kosovës, turpi i UÇK-së dhe është keq kur asnjë njeri nuk ka kurrfarë justifikimi e as për të kërkuar falje. Unë kam dijeni për brigadën “Hasan Prishtina” që po flitet, është hera e parë që po e dëgjoj. Unë nuk kam informacion që kjo brigadë ka ekzistuar dhe me siguri nuk ka ekzistuar”, thotë Zeka.

Ai tutje shton se të gjithë ushtarët e dezertuar është dashur të largohen nga listat, ndërsa thotë se ka informacione se njerëzit kanë dhënë deri 5000 euro për t’u futur në listat e veteranëve. Ai thotë se pagesa është bërë te shumë ish komandant të luftës.

“Prej listës së veteranëve është dashur të largohen të gjithë ata njerëz që janë dezertuar prej UÇK-së, sepse numri i tyre është shumë i madh. Ka raste kur njerëzit kanë luftuar 2-3 javë dhe pastaj kanë dezertuar. Unë kam marrë informacione të shumta që njerëzit i kanë dhënë deri 5000 euro komandantëve të shumtë të luftës, për t’i futur në listat e veteranëve”, thekson Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat