Tetë orë pritje për ta kaluar kufirin në Mutivodë

Aktuale

Tetë orë pritje për ta kaluar kufirin në Mutivodë

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Pika e Kalimit Kufitar në Mutivodë sonte është tejet e ngarkuar nga fluksi i madh i mërgimtarëve që po kthehen në vendet e tyre në diasporë.

Disa prej mërgimtarëve kanë thënë se iu është dashtë të presin rreth shtatë orë për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi.

Ata thonë se kolona është e gjatë rreth katër kilometra dhe se autoritetet policore serbe nuk po punojnë me kapacitetin e duhur për të mënjanuar pritjet e gjata.

Deri në pesë orë qytetarët po presin edhe në Merdare kurse pikat tjera janë me më pak të ngarkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat