Bekim Jashari i tronditur nga vdekja e 45 vjeçarit në Llaushë

Aktuale

Bekim Jashari i tronditur nga vdekja e 45 vjeçarit në Llaushë

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 00:07
Bekim Jashari

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, është tronditur nga ngjarja tragjike që ka ndodhur sot në fshatin Llaushë.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjarët e të ndjerit.

I pari i Skenderajt, vdekjen e 45 vjeçarit e ka quajtur humbje të madhe për familjen dhe qytetarët e komunës që ai drejton.

Zjarri që kishte rënë në Llaushë të Skenderajt ka qenë fatal për një 45 vjeçar.

“I tronditur nga ngjarja e pasdites së sotme në Lagjen “Rrecaj” të Llaushës së Skenderajt, ku një bashkëqytetar i yni, rreth 45 vjeç, gjeti vdekjen si pasojë e zjarrit që ka djegur një pjesë të shtëpisë së të ndjerit. Humbje e madhe për familjen, të afërmit dhe për qytetarët e Skenderajt. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për djalin e tyre! Paqtë ndjesë shpirti i tij!”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat